Salajdin dhe Kadri Badallaj, profesor të Shkollës së Mesme të Lartë “Ymer Prizreni” në Prizren sot përmes një ceremonie të organizuar nga kolektivi i shkollës kanë zyrtarizuar pensionimin e tyre.
Ata u nderuan me mirënjohje për kontributin e tyre në profesionin e arsimit gjatë gjithë këtyre viteve ku edukuan shumë gjenerata.
Salajdin e Kadri Badalli mbi 35 vite i shërbyen misionit të shenjtë të profesorit, e ku ishin pjesë e plejadës së artë të mesimdhenesve të viteve të qëndresës nëpër shtëpi shkolla për 9 vite (1990-1999).
Salajdini gjatë kesaj kohe si person multi-dimensional pjesë edhe e Shoqates “Nena Tereze” perkrah Heroit Remzi Ademaj, Këshillit për vet-financim, inspektor i tregut dhe së fundmi Koordinator për Cilesi në Shkollen e Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni”.