E shtunë, 5 Tetor, 2024

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj kurrë

- Advertisement1-

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë ditën kur e kapi ditarin për herë të parë. Është arsimtare e gjuhës shqipe. Fjala është për mësimdhënësen Pranvera Qerimi, e cila punon në shkollën “Dëshmorët e Koshares” në fshatin Koshare të Ferizajt.

Mësimdhënësja Pranvera në një intervistë për AlbanianEducation.net flet për punën e saj në arsim, për pagat e testimin apo jo të mësimdhënësve.

- Advertisement -

Nje prezantim i shkurtër, CV e juaja?

Jam Pranvera Qerimi e lindur pasluftës me 22.03 2001 në qytetin e Ferizajt.
Shkollën fillore e kam përfunduar në shkollën “Dëshmorët e Koshares”, dhe atë të mesme në Gjimnazin “Dr.Shaban Hashani”, në Ferizaj me vlerësimin shkëlqyeshëm. Kam përfunduar studimet bachelor, me status të rregullt në Universitetin e Prishtinës, në kuadër të Fakultetit Filologjik, në departamentin Letërsi Shqipe. Aktualisht po i ndjek studimet post diplomatike në të njëjtën degë. Perveç profesionit, merret edhe me poezi, të cilat janë botuar në revista të ndryshme, duke u vlerësuar edhe me çmime.

Kur keni kapur ditarin për herë të parë, çfarë ndjenje ishte për ju?

Punën në arsim e kam nisur në vitin 2022. Ishte një ndjenjë e veçantë mund të them, arsyeja pse e them është sepse, sa ndjehesha e gëzuar, ndihesha edhe pasigurtë, një ndjenjë frike si çdo person tjetër që e përshkon.

Mësimdhënia është një drejtim jo i lehtë, sepse je gjithmonë në qendër të vëmendjes si për t’u paragjykuar si për t’u vlerësuar, mirëpo çasja e parë me ditarin dhe me nxënësit ishte ndjenjë e veçantë sepse në fytyrat e tyre kujtoja të kaluarën time dhe duke marrë me mend si ndihesha unë fëmijë, u mundova të afrohem edhe me ta të gjejë një mes që të përjetojmë së bashku çaste të paharrushme.

A mund të na tregoni një rrëfim që nuk do ta harroni që ju ka ndodhur, qoftë me nxënës apo kolegë?

- Advertisement -rrrrrrr

Patjetër, përveç profesionit e përmenda më lartë që merrem, edhe me poezi dhe duke u munduar që të hedhi valle edhe më nxënësa edhe në këtë drejtim patjetër që duhet angazhim jashtëzakonshëm dhe këshilla të njëpasnjëshme.

Kur fillova ishte vështirë padyshim, mirëpo kur filloi angazhimi dhe interesimi i nxënësve padyshim se edhe mua mu lehtësua një pjesë, mirëpo kur filluan të publikohen poezitë e nxënësve atëherë u gëzova më shumë se kur më ishte publikuar mua poezia e parë.
Pse e them këtë, sepse çdo ditë e më shumë vërej motivin dhe vullnetin e pashoqë të nxënësve.

Sa është e vështirë sot të jesh mësuese?

Nuk është fare lehtë, sepse duhet me qenë shok i durimit, me raste edhe psikolog, po nuk e posedove këtë nuk ke pse punësohesh aty. Duhet të jesh aktorë me raste, sepse duhet të harrosh gjitha problemet e jetës tënde sa të hyjsh në klasë dhe të veprosh sikur gjithçka është në rregull të buzëqeshësh, të paktën kështu bëjë për vete.

Sa duhet të jetë paga e një mësimdhënësi/e për të jetuar dinjitetshëm në Kosovë?

Kjo që posedojmë nuk mund të them që është në rregull, mirëpo për këtë pyetje mund të them se mund të përgjigjeshin më mirë personat kompetent.

Për fund, jeni për testimin apo jo të mësimdhënësve?

Mendimi im është se mësimdhënësi testohet çdo ditë, mirëpo mua nuk më përket të them është e drejtë apo e gabuar.

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

SBASHK: Në Ditën Botërore të Mësuesit nuk gjetëm arsye për festë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një komunikate për media në...

E keni ditur? Zyrtarisht në shumicën e shteteve të botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori

7 marsi në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare festohet si Dita e Mësuesit, por...

Nxënësit nga Drenasit, shkëlqejnë në garat ndërkombëtare të gjuhës angleze

Tre nxënësit e shkollave të Komunës së Drenasit, në një garë ndërkombëtare të gjuhës...

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Në vitin 2022, 6.5 për qind e nxënësve të shkollave fillore në BE mësonin...