E martë, 23 Korrik, 2024

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

- Advertisement1-

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon edhe sot të mësojë gjeneratat në një prej shkollave më të mira në vend, atë “Sami Frashëri” në Prishtinë. Fjala është për mësuesen Selvije Makolli, e cila nga muaji i kaluar ka nisur të japë një kontribut tejet të veçantë, të mësojë fëmijët me kancer që janë të shtrirë në Klinken e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë me mësuesen Selvije e cila flet për karrierën e saj si mësimdhënëse, dhe në veçanti tregon se si mori iniciativën që të shkojë të mësojë edhe fëmijët që gjenden në Onkologji.

- Advertisement -

Lexoni të plotë intervistën me mësuesen Selvije Makolli dhënë për AlbanianEducation.net.

Një CV e juaja, të ju njohin lexuesit më mirë?

Unë quhem Selvije Makolli, e lindur më 15.08.1972 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesme i kam përfunduar në vëndlindje. Kam dilpomuar në Fakultetin e Matematikës në FSHMN në Prishtinë. Punoj si mësimdhënëse e matematikës që 29 vite në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Kur keni nisur punën në arsim, si e kujtoni kohên kur e keni kapur ditarinpër herë të parë?

Punën në arsim e kam filluar në vitin 1995 në shkollën “Tregti, hotileri, turizëm” ku mësimi në atë kohë është mbajtur në shtëpi-shkollë dhe nga viti 1997 e deri më tani vazhdoj si mësimdhënëse e matematikës në Gjimnazin “Sami Frashëri”. Ditën kur e kam kap ditarin për her të parë ka qenë një emocion shumë i veçantë se kam marrë përgjegjësi t’i edukoj gjeneratat e ardhshme.

- Advertisement -rrrrrrr

Ju keni marrë një iniciativë tejet të mirë. Pas orarit të punës mësoni fëmijët me kancer që janë të shtrirë në QKUK. Na flisni pas, kur morët një vendim të tillë dhe si e pritën familjarët e pacientëve, por dhe mjekët?

Unë e kam ndjekur trajnimin “Promovimi i Vlerave Humane” i organizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës në bashkpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut. Në Gjimnazin “Sami Frashëri” kemi formuar një grup të humanizmit prej 32 nxënësave së bashku me tre profesorë të tjerë. Nxënësit janë ndarë në pesë grupe dhe secili grup ka realizuar nga një projekt.

Grupi i i artistëve morën inciativën që ta vizitojne Repartin e Onkologjisë së fëmijëve në QKUK.

Pas takimit me drejtoreshën dhe psikologën e repartit gjatë bisedimit nxënësit vendosën që këtë projekt ta realizojne duke bërë piktura të ndryshme, aksësorë dhe duke siell lodra e mjete shkollore.

Unë si profesoresh shpreha gadishmëri që të vij e t’i mbaj orë mësimore në matematikë pas orarit të mësimit së paku dy herë në javë, që sado pak fëmijët t’i largoj nga gjendja e tyre aktuale e të shndërrohet dhoma e tyre në një ambient klase.

Pacientët dhe familjarët e pritën jashtëzakonisht mirë poashtu edhe gjithë stafi i klinikës ma përkrahën shumë idenë time e cila filloj të zbatohet gjatë muajit maj 2024.

Sa herë në javë shkoni për t’i mësuar, si po e realizoni?

Deri më tani kam shkuar dy herë në javë dhe realizimin jam duke e bërë varësisht nga gjendja e tyre shëndetësore dhe emocionale, në mënyrë individuale nëpër dhomat e tyre ose në dhomën e lodrave. Fëmijëve po iu duken shumë atraktive këto orë mësimore të cilët me padurim po i presin.

A mendonin të vazhdoni këtë nismë tejet të qëlluar deri të dilni në pension?

Po patjetër do ta vazhdoj deri në pensionim, për shkak se po ndihem tepër e lumtur që sado pak po mundem t’i ndihmoj këtyre fëmijëve.

Po, ndonjë kolege/koleg ju ka telefonuar dhe a ka interesim të ju bashkangjitet?

Akoma asnjë nuk ka shprehur interesimin të më bashkangjitet.

Për fund, mesazhi juaj për të gjithë prindërit që kanë të prekur fëmijët me këtë sëmundje të rëndë?

Mesazhi im për të gjithë prindërit është që të kenë shpresë në shërim dhe asnjëherë të mos dorëzohen.

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burim Berisha: Fusha e sportit në shkollën “Selami Hallaçi, në Gjilan është e dëmshme dhe kancerogjen

Shkrim nga Burim Berisha Vendoset bari kancerogjen në shkolla e Gjilanit Bazuar në hulumtime sipërfaqësore...

Nga Besnik Rama: Instalo rutinën – nxënësit punojnë më mirë kur dinë çfarë do të vijë më pas

Krijimi i një rutine ose strukture të qartë në mjedisin mësimor ka të bëjë...

Dënohet me burgim me kusht drejtori i shkollës në Suharekë që përjashtoi arsimtaren me shami

Liman Bytyçi, ish-drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit” në...

Nxënësja nga Gjilani, Vesa Xhymshiti, fiton medalje të artë edhe në Holandë

Nxënësja nga Gjilani, Vesa Xhymshiti, na ka bërë sërish krenarë, shkruan AlbanianEducation.net. Ajo ka fituar...