E diel, 12 Janar, 2025

Tipari kryesor që i dallon njerëzit shumë të suksesshëm

- Advertisement1-

Profesori i biznesit i Universitetit Harvard, Joseph Fuller, ka kaluar pjesën më të madhe të një dekade duke studiuar – dhe duke punuar me – disa prej njerëzve më të suksesshëm në botë, nga drejtuesit e Fortune 500 deri tek kandidatët e çmimit Nobel.

Ajo që i dallon njerëzit me arritje të larta nga të gjithë të tjerët, ka zbuluar Fuller, nuk është vetëbesimi apo zgjuarsia në biznes – është aftësia e tyre për t’u përshtatur.

- Advertisement -

“Ata nuk janë të lidhur me një rrugë të paracaktuar karriere, që ata vendosën kur ishin studentë, ose kur filluan punën e parë,” thotë Fuller.

“Ata janë të hapur ndaj mundësive të papritura dhe përqafojnë ndryshimin, në vend që të kenë frikë prej tij.”

Është mirë të vendosësh objektiva në karrierë dhe të krijosh afate kohore për arritjen e tyre. Rreziku, thotë Fuller, është që mund të përqendroheni shumë në preferencat dhe qëllimet tuaja, saqë nuk e ndiqni një ndryshim të papritur ose rrugë jolineare.

Për shembull: Ju mund të refuzoni një punë në një startup të vogël, që ju emocionon dhe paguhet mirë, sepse gjithmonë keni planifikuar të punoni për një kompani të madhe dhe të njohur.

Ose, mund të tundoheni të kërkoni një punë të re – edhe nëse jeni të kënaqur me rolin tuaj aktual – sepse nuk po promovoheni aq shpejt sa keni menduar.

Në të dyja rastet, “ju po injoroni, atë që ju motivon ose ju intereson, dhe në vend të kësaj i lejoni pritshmëritë e ngurta të udhëheqin karrierën tuaj”, thotë Fuller. “Ky lloj mentaliteti kokëfortë, nuk do t’ju çojë larg.”

- Advertisement -rrrrrrr

Nëse fiksoheni në një rrugë specifike karriere, rrezikoni të anashkaloni mundësitë e tjera përmbushëse për jetën tuaj profesionale, shton Fuller.

Një aftësi shumë e kërkuar, por “e rrallë për t’u gjetur”

Përshtatshmëria është një aftësi e butë (soft skill), që është “gjithnjë e më shumë në kërkesë” në një gamë të gjerë industrish, sipas studimeve të fundit nga LinkedIn.

Nevoja për punonjës fleksibël dhe elastikë në vendin e punës, zbuloi LinkedIn, është rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimeve në fuqinë punëtore pas pandemisë: rritja e inteligjencës artificiale, zbatimi i gjerë i punës në distancë dhe hibride, si dhe pesë gjenerata që punojnë së bashku, secila me stil të ndryshëm komunikimi në vendin e punës.

Punëdhënësit duan të punësojnë njerëz, që mund të përshtaten shpejt me këto ndryshime të vazhdueshme, thotë zëvendëspresidenti i LinkedIn, Aneesh Raman.

“Përshtatshmëria është mënyra më e mirë, për të pasur avantazh për momentin,” vëren ai në raport. “Në thelbin e menaxhimit të ndryshimit është ndërtimi i atij ‘muskuli’ të përshtatshmërisë.”

E megjithatë, “është një aftësi, që mund të gjendet rrallë”, thotë Fuller. “Njerëzit kanë frikë të provojnë gjëra të reja dhe të dështojnë. Por, nuk mund të rritesh pa lëvizur përtej zonës tënde të rehatisë.”/ Shqip.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesja Shkurte Zekaj nga Deçani

Është pensionuar mësuesja Shkurte Zekaj nga Deçani, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit: Me rastin...

Shkolla “Mustafa Bakia” në Prizren nis gjysmëvjetorin e dytë me gara të fizikës

Shkolla "Mustafa Bakia" në Prizren ka nisur gjysmëvjetorin e dytë me gara, ku nxënësit...

20 pedagogë të rinj janë shtuar në shkollat e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Saddriu ka njoftuar se gjatë këtij...

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë...