Në kuadër të aktiviteteve për kujtimin e ngjarjeve historike, në shkollën “Mushnikova” në Prizren është mbajtur një ligjëratë me temë “Masakra e Reçakut”, nga mësimdhënësi Rafit Smaili bashkë me mësimdhënësit e tjerë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi:
Ligjëratë për Masakrën e Reçakut në shkollën tonë
Në kuadër të aktiviteteve për kujtimin e ngjarjeve historike, në shkollën tonë u mbajt një ligjëratë me temë “Masakra e Reçakut”, nga mësimdhënësi Rafit Smaili bashkë me mësimdhënësit e tjerë, një krim çnjerëzor dhe ngjarje tragjike që mbetet një gur i rëndë në historinë e popullit shqiptar dhe luftës për liri në Kosovë.
Në këtë ligjëratë morën pjesë nxënësit dhe mësimdhënësit. Qëllimi i kësaj ligjërate ishte të informoheshin nxënësit tanë për rëndësinë e kujtesës historike dhe për të reflektuar mbi vlerat e paqes dhe drejtësisë.
“Masakra e Reçakut nuk ishte thjesht një krim kundër shqiptarëve, por kundër gjithë njerëzimit.”