- Advertisement1-
Prindërit vazhdojnë të kontribuojnë për kushte më të mira në shkolla. Së fundmi prindërit kanë bërë donacion shkollës “Darania” në Prishtinë një tepih dhe dollap për klasën IV-5, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
- Advertisement -
Falënderim
Falënderojmë prindin Fatos Mirena për tepihun që e ka sjellë para derës së shkollës dhe prinderit e klases IV-5 për dollap në klasë.
Ky gjest ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e kushteve dhe sigurisë për nxënësit dhe stafin e shkollës.
Vlerësojmë shumë përkushtimin tuaj dhe angazhimin ndaj mirëqenies së shkollës sonë.
Me respekt,
Stafi dhe Drejtoria e shkollës