E premte, 20 Shtator, 2024

Nga Samile Sadrija: Trekëndëshi pedagogjik; Mësues-Nxënës-Prindër

- Advertisement1-

Duke u nisur nga praktika e punës sime që bëj në shkollë por edhe nga trajtimet e ndryshme shkencore pedagogjike, mund të them se është e pamundur të zhvillohet dhe të realizohet puna edukative-arsimore e mirëfilltë pa bashkëpunimin aktiv të prindërve me stafin pedagogjik të shkollës.

Bashkëpunimi në mes të shkollës dhe familjes duhet të organizohet në mënyrë që ai të jetë permanent dhe serioz dhe nuk duhet të lejohet që të trajtohet si çështje vullneti dhe gadishmërie e arsimtarit dhe prindit për nevoja të ndryshme përsonale. Por, duhet specifikuar arsyet e shëndosha të funksionimit të trekëndëshit pedagogjjik-këmbim i informatave dhe përvojave në fushat e bashkëpunimit në favor të suksesit të fëmijëve (nxënësve) të tyre në shkollë –përgjegjësitë dhe llogaridhënia.

- Advertisement -

Ky bashkëpunim duhet të mbështetet mbi baza të disa objektivave reale dhe funksionale siç janë: nevoja për bashkëpunim, format për bashkëpunim, format për arsimim pedagogik të prindërve, masa për përmirësimin e kushteve për punë në shkollë, masa për permirësimin e suksesit të nxënësve.

Arsyet e bashkëpunimit të mësimdhënësve (arsimtarëve) me prindërit shihen si unitet i veprimtarisë praktike për qëllime të njëjta ndaj nxënësve. Shikuar në këtë kontekst raporti i arsimtarit dhe prindit është i kushtëzuar reciprokisht dhe ky raport ka rëndësi parësore në qasjen e nxënësit (fëmiut) në shkollë. Ky raport bën që familja (prindi kujdestar) me ndihmen e veprimtarisë edukative-arsimore të pedagogjizohet me trupen arsimore në shkollë, kurse ndikimi i familjes në shkollë reflekton socializimin e tyre me organet përgjegjëse të shkollës. Funksionimi i këtij trekëndshi pedagogjik do të jetë më i frytshëm dhe do të garantojë sukses më të lartë nëse këta tre faktorë do të kuptojnë pozitat e tyre si partnerë të barabartë në këmbimin e informatave dhe të përrvojave. Në të njejtën linje duhet të jetë edhe bashkëpunimi i stafit pedagogjiko-arsimor i shkollës me KP-këshillin e prindërve.

A janë prindërit bashkëpunues, aktiv dhe të interesuar që nxënësit të jenë të suksesshëm?

Një pjesë e konsiderueshme e prindërve janë bashkëpunues, të interesuar për mbarëvajtjen e nxënësve në shkollë, aktiv, bashkëpunues për suksesin e fëmijëve të tyre e të shkollës. Më duhet të them që një pjesë me numër më të vogël të prindërve nuk interesohen, nuk bashkëpunojnë me shkollën dhe nuk kujdesën për mbarëvajtjen e fëmijës në shkollë, megjithë përpjekjet që bën shkolla për t’i integruar edhe ata që të jenë pjesë e rëndësishme e suksesit që duhet të ketë shkolla.

Gjatë punës me prindërit duhet pasur parasysh edhe vështirësitë me të cilat mund të ballafaqohemi si dhe gjetjen e aktiviteteve dhe veprimeve me të cilat do t’i tejkalojnë pengesat në këtë drejtim. Në këtë drejtim duhet të merren parasysh edhe pervojat e shkollave fqinjë në vend, Ballkan por edhe përvojat euro-perendimore, duke i vizituar ato dhe shkëmbyer përvoja nga puna jonë e përditëshme.

Pse duhet të bashkëpunojnë mësimdhënësit me prindërit?

- Advertisement -rrrrrrr

Prindërit dhe mësimdhenësit duhet të bashkëpunojnë për atë se: edhe prindërit edhe mësuesit pretendojnë dhe mundohen që fëmijet, gjegjësisht nxënësit e tyre t’i edukojnë dhe aftësojnë në mënyrë që të bëhen të zellshëm, të ndërgjegjshëm, të aftë dhe të pavarur në jetë.

Funksionimi i trekëndëshit pedagogjik fillon nga momenti i shkuarjes së fëmijeve në shkollë dhe në mes të prindërve dhe mësuesve krijohet nje lidhje reciproke e afatizuar, derisa fëmijet të vijojnë mësimet në shkollë. Pas përfundimit të shkollimit me disa raste (familje) ngelim përjetësisht të lidhur në aspektin miqësor.

Nga momenti kur fillon njohja me njeri-tjetrin (mësimdhënës-prind), atëherë bëhet i domosdoshëm informimi reciprok. Në këtë kontekst fëmija(nxënësi) bëhet urë lidhëse në mes të këtyre dy faktorëve. Prindërit duan te dinë se cili apo cila është mësuesi/ja e djalit apo vajzës së tyre. Mësuesit githashtu duan të dijnë se cilët janë prindërit e nxënësve të tyre.

Nevojat e prindërve për të ditur më shumë për përbërjen e klasës aty ku e kanë fëmiun, për orarin e mësimit, për shkollën në përgjithësi bëhen githnjë e më të theksuara, kurse pretendimi i stafit pedagogjik të shkollës për t’i mbështetur si duhet dhe sa duhet nxenësit e tyre i detyron ata që të grumbullojnë informata për personalitetin e nxenësit, kushtet sociale të tij, etj. Për këtë qëllim, mësimdhenësit në fillim të vitit shkollor organizojnë mbledhje prindore duke i njoftuar prindërit me qëllimet kryesore të programit mësimor, tekstet mësimore dhe format e punës duke vënë theks të veçantë në rendësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, bashkëpunim ky i cili formon trekëdëshin pedagogjik.

Andaj le të jemi trekëndëshi me segmentet që mbajmë njëri-tjetrin të lidhur fortë dhe nuk na thyhen kulmet, ku jemi të barasvlefshëm secili: Mësuesi-Nxënësi-Prindërit, që marrim dhe japim njëri-tjetrit zinxhirin e jetës. Së bashku për kauzën e madhe: Të çojmë përpara shoqërinë në të gjitha dimensionet e saj.

(Albanian Kids Education)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...