E enjte, 14 Nëntor, 2024

Nga Sabit Bilalli: Arsimi duhet zhveshur nga politika, zingjiri komandues duhet të filloj nga MASHT e deri tek mësimdhënësit

- Advertisement1-

Arsimi duhet zhveshur nga politika, zingjiri komandues duhet të filloj nga MASHT e deri tek mësimdhënësit. Organizimi i një procesi edukativo – arsimor duhet s’ pari planifikar Plan – programin Zhvillimor dhe Planin e veprimit nga MASHt e deri tek të gjitha institucionet ed – arsimore.

Në shumë DKA nëpër komunat e Kosovës, drejtorët apo drejtoreshat e DKA -it as që kanë hartuar Plan – program as zhvillimor e as të veprimit. Pse kemi një resultat kaq të dobët në arsim?

- Advertisement -

Përgjigjia është kjo: Nëse bëjmë një auditim nëpër shkollat e një komune dhe kur ti kontrollojmë plan – programet e mësimdhënësve nëpër lëndët e njejta , atëherë vërejmë se plan – programet ndryshojnë p.sh. Në shkollën time ku isha drejtor i shkollës kisha dy mësimdhënës të Gjuhës shqipe , njëri i përfshinte edhe njësitë gramatikore në plan – program, kurse tjetëri veç njësitë nga Letërsia bashkëkohor. Përmes këtij komenti nuk mund ta shprehu atë që dijë apo çfarë duhet ndryshuar në kapitullin e arsimit kosovar …

Fajin kryesor e mban Arbërie Nagavci , drejtorët e DKA it të të gjitha komunave të Kosovës, Zyret Rajonale t Arsimit, të cilat nuk kanë staf të mirëfilltë të Këshilltarëve, shumë herë ekspertët dhe analistët në mjetet televizive i ngatërrojnë çka është këshilltari e çka inspektori. Në disa raste kam parë që këshilltari me profesion gjeolog, gjimnazist apo ekonomist me shkollë të mesme hyejnë në monitorim të mësimdhënësve! Këta këshilltarë nuk i kanë dhënë asnjë nga lëndët profesionale për arsim: psikologjinë për të vegjël as për të rritur , nuk e kanë dhënë pedagogjinë, didaktikën e lere metodikën. Çfarë vlerësimi të përformancës mund tu bëhet mësimdhënësve?!

Kam përdorur një stil ndoshta të veçantë të monitorimit tim si drejtor nëpër orët e mësimdhënësve. Një javë më parë të gjithë mësimdhënësit e të dy cikleve janë njoftuar me lajmërim në tabelën e lajmërimeve që nga kjo datë do fillojmë me monitorim nëpër orët mësimore. Në këtë lajmërim janë emëruar emrat e mësimdhënësve, data dhe ora. Në hospitim kam marrë me vete në mësimdhënës dhe një mësimdhënëse, andaj në raportin tim është bërë vlerësimi i mësimdhënësit, struktura e orës, përgatitja me shkrim, njësia që është paraparë të zhvillohet, angazhimi dhe motivimi i nxënësve, teknikat, format, kriteret, kompetencat etj. Mësimdhënësi dhe mësimdhënësja në raportet e tyre kanë bërë vlerësimin e kolegut – kolegës , kurse mësimdhënësi bën vetëvlerësimin e vetë. Pas mbajtjes së orës mësimore të gjithë së bashku analizuam raportet e vlerësimit dhe biseda këshilluese me mësimdhënësin e mbajtjes së orës mësimore. Ky material vendoset në portfolion e mësimdhënësit dhe një kopje në dosjen e shkollës. Kështu që monitorimi në shkollën time ishte i planifikuar dy monitorim për secilin mësimdhënës në gjysmëvjetorin e parë dhe dy të tjera në gjysmëvjetorin e dytë…

Gabimin më të madh MASHT e bën kur i nivelizon mësimdhënësit me diplomë Bachlor me mësimdhënësit me diplomë profesor!

Drejtori i shkollës me diplomë Bachor, kurse mësimdhënësi me titull prof. kush kë po e vlerëson? Pyetje për njohësit e arsimit që po deklarohen. Një krahasim një Batalion ushtarak ta udhëheq një major e në prapavi apo rezerëve rrinë një gjeneral nënkolonel. Në Kosovë kjo ndodhë e në Amerikë e Gjermani kurrë. E lexova një koment ku thuhej mësimdhënësi duhet të dijë se shkolla i ka tri qëllime, unë kisha me thënë dhe me i argumentue ka shumë qëllime në interes të nxënësit.

Drejtori dhe mësimdhënësi ka të drejt ta shkel Ligjin vetëm atëherë kur është interesi i nxënësit. Unë mendoj nuk ka nxënës të keq as mësimdhënës të keq, por ka udhëheqës të arsimit të keq. Për çdo ditë nxënësit shqiptar në Perëndi në lëmitë shkencore, kulturore, artistike, sportive po shkëlqejnë e këta në Kosovë po mbesin të pazbuluar!

- Advertisement -rrrrrrr

Udhëheqësia qeveritare e Arsimore e Kosovës e degradojnë nxënësin jo mësimdhënësit. E lexova një koment të Rrahman Jasharit, i cili propozonte: duhet përzgjedhur mësimdhënësi m’ i dalluar për ta marrë të 13 – tën pagë. Këso propozime nuk mund t’i imagjinoi as armiku m’ i përbetuar i arsimit kosovar. Kam punuar në arsim në tri shtete: në Jugosllavi, nën okupimin e Sërbisë dhe në shtetin e Kosovës dhe erdha në përfundim që vlerën, moralin dhe ardhmërin e nxënësve kosovarë e kanë shkatërruar politikanët e papërgjegjshëm.

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

VJEN PREMTIMI: Vlerë të koeficientit të pagave 150 euro, mësim gjithëditor e mësimdhënës me dinjitet

Kryetari i LDK-së, njëherit kandidat për kryeministër ka takuar sot mësidhënësit e Prishtinës, ku...

Mësuesja Mimoza Rexhevelaj shpreh shqetësimin: Mbeta pa frymë – si u qëllua me pushkë nga gjuetarët objekti i shkollës

Mësuesja Mimoza Rexhevelaj që punon në Malësinë e Madhe ka njoftuar për një incident...

Reagon MASHT: S’ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore

Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me debatin e ngritur ditëve të fundit për...

SBASHK kërkon tërheqjen e doracakut për edukimin seksual: Material degjenerues, duhet hedhur në bërllok

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), ka reaguar me...