E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Nga Kriger Ramaja: Paga prej 1000 euro do të ishte premisë e mirë që në arsim të punojnë më meritorë

- Advertisement1-

“Latinishtja është një gjuhë e saktë, thelbësore. Ajo do të braktiset jo sepse është e papërshtatshme ndaj kërkesave të reja të përparimit, por sepse njerëzit e rinj nuk do të jenë më të përshtatshëm për të. Kur të fillojë epoka e demagogëve dhe sharlatanëve, një gjuhë si latinishtja nuk do të jetë më në gjendje të shërbejë dhe çdo fshatar do të jetë në gjendje të mbajë një fjalim publik pa u ndëshkuar dhe të flasë në mënyrë të tillë që të mos e përzënë nga tribuna. Dhe sekreti do të konsistojë në faktin se ai, duke përdorur një mori frazash të përafërta, të pakapshme dhe të këndshme në tingull, do të jetë në gjendje të flasë për një orë pa thënë asgjë. E pamundur me latinishten”.

Kështu shkruan kohë me parë Giovannino Guareschi njohës i mirë i gjuhës dhe kulturës Latine.

- Advertisement -

Këtë tek ne mund ta përkthejme në lëmin e Arsimit, profesion i cili devalvoj në vitet e 90ta ku mësimdhënësit u perndoqën nga okupatori, të nëpërkëmbur nga shoqëria para dhe pas luftës së fundit dhe të mbetur pa paga shume mësimdhënës u detyruan të emigrojnë jashtë atdheut ose të ndërrojnë profesion dhe këtu u punësuan shumë të tjerë pa meritë dhe pa sens për të dhënë mësim.

Gjendje më të mirë nuk e kemi as pas lufte ku pagat shumë të ulëtan, dërhyrja e politikës në punësime në të gjitha nivelet bëri që të devalvohet ky profesion i shenjtë dhe mësimdhënësit meritor nuk arritën thuajse asnjëherë të jenë pjesë e arsimit.

Besoj se shoqëria jonë do të rizgjohet në të gjitha aspektet e në veçanti arsimit do t’i jepet me tepër rëndësi dhe përmes konkurseve transparente dhe të monitoruar mirë nga profesionistë të lëmis përkatëse do të ju mundësohet të punësohen mësimdhënësit me të mirë, pagat do të jenë me të dinjitetshme me një vlerë se paku 1000 euro dhe pastaj ky profesion do të jetë tërheqës për të gjithë.

Pas kësaj cilësia në shkolla do të rritet dhe mësimdhënësit nuk do të jenë të obliguar të bëjnë një punë të dytë.

/Albanian Education

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Murati tregon se kur mund të dalin 100 eurot shtesë për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët, ia kur do t’i marrin prindërit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka ndarë nga 100 euro...

Vazhdo grevën deri në pranverë, Jasharaj ka një pyetje për Kryeministrin

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka rikujtuar Albin Kurtin me kërkesën e tij që...

SBASHK filloi me 4 grupe të trajnimit, do të mbahen testet edhe për 7 grupe tjera të mësimdhënësve

SBASHK sot ka filluar edhe me katër grupe të reja të trajnimit, dy prej...