E hënë, 23 Shtator, 2024

Nga Burhan Beqiri: Mësimdhënësit janë objekt i ndryshimit – mësimdhënia duhet t’u përshtatet nxënësve të sotëm

- Advertisement1-

Mësimdhënia aktuale është e përballueshme, por edhe e mundimshme dhe lodhëse në të njëjtën kohë.

Është krejtësisht e qartë se çdo gjë e mirë dhe secila rrugëdalje mundësohet duke i njohur nxënësit, studiuar thellë profilin e tyre të të mësuarit, interesat dhe duke njohur karakterin e tyre gjithashtu.

- Advertisement -

Sfidat e të sotmes, sidomos ato të menaxhimit të klasës dhe të cilat lidhen ngushtë edhe me arritjen e objektivave mësimore, janë të pranishme dhe goxha të theksuara.

Jo rrallë herë dëgjon mësimdhënës tek thonë të dëshpëruar: “në atë klasë është vështirësuar mësimdhënia dhe të nxënit ka rënë dukshëm”!

Cila është zgjidhja përballë kësaj situate?

Vendosja e rutinës së klasës, krijimi i një raporti të mirë me nxënësit përmes një qasjeje të butë dhe pozitive dhe komunikimit të vazhdueshëm me ta. Kjo përbën një pikënisje që çon në menaxhim të mirë të orës mësimore!

Në vazhdim, secili nga ne duhet ta ketë të qartë se po mësojmë nxënës, fëmijë, në vitin kalendarik 2024. Këta fëmijë, në shumë aspekte janë pothuajse të barabartë me ata të vendeve të zhvilluara (posedimi i mjeteve teknologjike, veshja dhe mbathja e tyre, vizitat në shtetet e rajonit dhe të largëta… e deri tek plotësimi i shumë qejfeve dhe tekeve, të cilat në shumë raste mund edhe të mos përfillen aq seriozisht).

Të njëjtëve, kur janë në shkollë, jo qëllimisht, mund t’iu duket sikur shkolla nuk po arrin t’i përmbushë nevojat e tyre, për çka edhe mund të kenë të drejtë në raport me atë që iu ofrohet.

- Advertisement -rrrrrrr

Ardhja e nxënësve në shkollë, prezenca e tyre në klasë është thelbësore, prandaj secili prej tyre duhet të ndihet i vlerësuar dhe i vërejtur nga mësimdhënësit.

Pritjet e tyre, për një ambient ku potenciali i tyre do të duhej të shfrytëzohej maksimalisht, nuk rezultojnë të njëjta në terren dhe rrjedhimisht këtu burojnë sfidat dhe vështirësitë e menaxhimit të klasës.

PËRGATITJA E MËSIMDHËNËSIT: mjetet mësimore, aktivitetet e dizejnuara në mënyrë kreative dhe interesante të cilat edhe përkojnë me interesat e nxënësve, ofrojnë një qasje premtuese dhe bindëse dhe që garanton rehati dhe interesim të nxënësit në klasë.

Planifikimi i mirëfilltë i orës mësimore duke pasur parasysh nevojat dhe kërkesat individuale të secilit nxënës në klasë, medoemos që është i vështirë, por jo edhe i pamundur.

Dështimi në planfikim nuk mund të kuptohet ndryshe përveçse planifikim për të dështuar.

Shpërblimi për mundin e madh dhe profesionalizmin e dëshmuar

E ajo çfarë e lehtëson gjithë këtë barrë është ajo fraza kur dëgjon nxënësit të thonë: jemi kënaqur në këtë orë; mu aty e kupton që misioni i asaj ore përfundoi me sukses.

Dhe po aty fillon planifikimi për një tjetër orë mësimore e cila për epilog mund të ketë një thënie pothuajse të njëjtë dhe me fare pak dallim, “sot ora ishte më e mirë se dje”!

Mësimdhënësit të cilët vendosin të heqin dorë nga bërja kreative e orës mësimore, mospërfillja e profileve të nxënësve dhe stileve të tyre të të nxënit, sigurisht që do të vazhdojnë të kenë vështirësi, të cilat me kalimin e kohës mund edhe të shtohen, në raport me menaxhimin e klasës.

Mësimdhënësit janë objekt i ndryshimit… mësimdhënia e tyre e tanishme duhet t’u përshtatet nxënësve të sotëm. Përndryshe, dorëzimi bëhet shpejt! Të vetmit që mbijetojnë do të jenë ata që arrijnë të përshtaten e të cilëve ju duhet dije, përkushtim dhe durim!

Roli jonë është plotësisht i qartë:

T’i shpiejmë nxënësit atje ku ata dëshirojnë të jenë e për këtë gjë mundi i madh nuk është i mjaftueshëm. Po për këtë gjë, mësimdhënësit të cilët kanë ndarë mendjet e tyre të jenë krah i nxënësve deri në realizimin e qëllimit të tyre, paga e tyre, sado e lartë për ta, do të jetë e pamjaftueshme dhe nuk e shpaguan atë përkushtim!

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësja e Gjimnazit të Pejës largohet nga mësimi për shkak të shamisë, Maliqi: Është e turpshme, ju lutem Ministre Nagavci bëni diçka

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka kërkuar shfuqizimin e udhëzimit...

Dy profesorë të UP-së, në top 2% të shkencëtarëve më të mirë në botë

Lista e 2% të shkencëtarëve më të cituar në botë për vitin 2024 përfshin...

SBASHK mban trajnime për mësimdhënës në Prishtinë dhe Pejë

SBASHK ka njoftuar se ka vazhduar me organizimin e trajnimeve për mësimdhënës-anëtarë të sindikatës...

Pensionohet mësuesja Ajshe Veselaj nga Peja

Ajshe Veselaj, mësuese e njohur ka kaluar në pension të moshës. Ka qenë Drejtoria e...