E diel, 24 Nëntor, 2024

Nga Bukurije Hajdarmataj: Ndikimi i metodave mësimore në mësimnxënie

- Advertisement1-

Forma dhe përmbajtja është një ligjësi në procesin e të mësuarit. Brendēsia e përmbajtjes me anën e të mësuarit kritik, zbërthehet dhe krijon metoda aktive dhe krijuese me rezultate të larta në të nxënë.

Pikērisht kjo është pikënisja themelore e organizimit të planit ditor të mësuesit.Të mësuarit kritik ndikon fuqishëm në brendi (në përmbajtje të rezutateve të të nxënit) duke praktikuar me shembuj konkretë , të cilët paralelisht në mënyrë kritike dhe praktike i sjellin vetë nxënësit.

- Advertisement -

Nxënësit lajmërohen për temën pasardhëse dhe përgatiten për të realizuar bashkë me mësuesen situatën e të nxënit dhe materialet burimore për temat që do të planifikohen në orët në vazhdim.

Metoda e praktikës së udhëhequr dhe bashkëpunimit me punët në grupe ndihmon në pjesëmarrje aktive të të gjithë klasës në mêsim.

Bashkëpunimi sistematik dhe gjithpërfshirja me shpirt krijues dhe ballafaqim pikëpamjesh dhe sfidash që dalin gjatë diskutimit dhe shpjegimit të temave mësimore ndërtojnë në mënyrë unike formën dhe përmbajtjen duke njohur pikat kyçe të sipêrmarrjes për temat që trajtohen dhe duke anashkaluar riprodhimin e dëgjimin të nje apo dy nxënësve.

Të mësuarit është një proces aktiv për të gjithë klasën në shembuj konkretë me ballafaqime, në laboratore, në bibliotekën e shkollës , në aktivitete jashtëkurrikulare dhe ekstrakurrikulare dhe roli i mësuesit është organizimi i punës në grupe për përvetësimin e temave që shpjegohen dhe diskutohen.

Mësuesi duhet të planifikojë si t’i vërë në punë, si t’i ndihmojë dhe si t’i kontrollojë nxënësit. Kētē detyrë e realizon më së miri mësuesi , i cili e zotëron lëndēn dhe çdo orë mësimi ua bën nxënësve më tërheqëse duke kryer edhe lidhjen ndërlëndore.

Duhet një punë intensive kundēr metodës së rëndomtë të vjetër , ku mēsuesi flet mē shumë se nxënësi dhe të drejtohemi nëpërmjet trajnimeve brenda dhe jashtë shkollës tek rrugë të efektshme didaktike dhe metodike duke hequr shabllonet e formës pa përmbajtje dhe të burokratizmit.

- Advertisement -rrrrrrr

Mësuesi duhet të jetë mjeshtër i lëndëve që jep dhe këtë mjeshtëri ta përcjellë te nxēnēsit e tij.Kontrolli i dijes nuk duhet të stresojë nxënësit , por të lehtësojë dhe ta bëjë sa më praktik të mësuarit.

Brendēsia e përmbajtjes me anën e të mësuarit kritik, zbërthehet dhe krijon metoda aktive dhe krijuese me rezultate të larta në të nxënë.

Pikērisht kjo është pikënisja themelore e organizimit të planit ditor të mësuesit.Të mësuarit kritik ndikon fuqishëm në brendi (në përmbajtje të rezutateve të të nxënit) duke praktikuar me shembuj konkretë të cilët paralelisht në mënyrë kritike dhe praktike i sjellin vetë nxënësit.

Nxënësit lajmërohen për temën pasardhëse dhe përgatiten për të realizuar bashkë me mësuesen situatën e të nxënit dhe materialet burimore për temat , që do të planifikohen në orët në vazhdim.

Metoda e praktikës së udhëhequr dhe bashkëpunimit me punët në grupe ndihmon në pjesëmarrje aktive të të gjithë klasës në mêsim.

Bashkëpunimi sistematik dhe gjithpërfshirja me shpirt krijues dhe ballafaqim pikëpamjesh dhe sfidash që dalin gjatë diskutimit dhe shpnegimit të temave mësimore ndërtojnë në mënyrë unike formën dhe përmbajtjen duke njohur pikat kyçe të sipêrmarrjes për temat që trajtohen dhe duke anashkaluar riprodhimin e dëgjimin e nje apo dy nxënësve.

Të mësuarit është një proces aktiv për të gjithë klasën në shembuj konkretë me ballafaqime, në laboratore, në bibliotekën e shkollës , në aktivitete jashtëkurrikulare dhe ekstrakurrimulare dhd roli i mësuesit është organizimi i punës në grupe për përvetësimin e temave që shpjegohen dhe diskutohen.

Mësuesi duhet të planifikojë si t’i vërë në punë, si t’i ndihmojë dhe si t’i kontrollojë nxënësit. Kētē detyrë e realizon më së miri mësuesi , i cili e zotëron lëndēn dhe çdo orë mësimi ua bën nxënësve më tërheqëse duke kryer edhe lidhjen ndërlëndore.

Duhet një punë intensive kundēr metodës së rëndomtë të vjetër ku mēsuesi flet mē shumë se nxënësi dhe të drejtohemi nëpërmjet trajnimeve brenda dhe jashtë shkollës tek rrugë të efektshme didaktike dhe metodike duke hequr shabllonet e formës pa përmbajtje dhe të burokratizmit.

Mësuesi duhet të jetë mjeshtër i lëndëve që jep dhe këtë mjeshtëri ta përcjellë te nxēnēsit e tij.

Kontrolli i dijes nuk duhet të stresojë nxënësit por duhet t’i aktivizojë ata duke ndërthurur kontrollin e temave paraardhëse me lëndën e re.Shpjegimi i lēndēs së re duhet të jetë një punē e përbashkët e mësuesit dhe nxënêsit.

Synimi i çdo mēsuesi duhet të jetë që të aktivizohen të gjithë nxënësit sipas niveleve dhe për kêtë mësuesi të planifikojë në planin ditor metoda që të aktivizojë maksimalisht të gjithë me ndërthurjen aktive dhe krijuese të këtyre metodave dhe burimeve mësimore.

Nxënësit në detyrat me projekt apo ato të shtëpisë duhet të aktivizohen edhe në pasurimin e bazës mësimore dhe mjeteve të cilat mund ti realizojnë në grup apo individualisht.Të gjitha këto realizohen shkallë -shkallë duke harmonizuar punën dypalëshe mësues-nxënës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...