Më datën 26 shkurt në Universitetin publik “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup (Maqedoni Veriore) mbrojti me sukses tezën e disertacionit të doktoratës me temën: “Menaxhimi i Klasës dhe Sfidat e tij në Mësimdhënien e Gjuhës Amtare” dhe mori titullin “Doktor i Arsimimit të Mësimdhënësve”.
Ajo ndër të tjera vlerëson se nga rezultatet e nxjerrura të hulumtimit të realizuar fillimisht do t’i vihet spikamë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës se si të ndërmarrë masa në raport me ndryshimet dhe sfidat aktuale që po ballafaqohen mësimdhënësit, si në komunat ku janë nxjerrur të dhënat statistikore të hulumtimit, si dhe në të gjithë vendin, së pari të i furnizoj mësimdhënësit me doracakë të ndryshëm se si ata të mirë-menaxhojnë klasat dhe orët e mësimdhënies së shekullit XXI, më pastaj edhe t’i stimuloj që të realizojnë sa më shumë trajnime që trajtojnë menaxhimin e klasës brenda vetes.
Çfarë vlen të theksohet është dhe nxitja e intervenimit të hershëm në mosha të reja te nxënësit për përmirësimin e aspektit të drejtshkrimit dhe stimulimit për të lexuar më shumë, edhe përmes formave të tjera, e jo vetëm librave fizik, gjithnjë duke i përshtatur librat me përmbajtje kreative dhe interesante për fëmijë, pra për të qenë sa më pranë kureshtjes së nxënësve.
Njëherit hulumtimi i realizuar do të iu shërbej drejtorive komunale të arsimit, për të parë gjendjen reale se si është puna nëpër shkolla, në çfarë kushtesh infrastrukturore punohet, më pastaj dhe nevojat e tyre të intervenimit të menjëhershëm për t’i rregulluar.
Më pastaj çfarë vlen të theksohet është edhe organizimi i debateve, apo ligjëratave të ndryshme publike nëpër shkolla, me pjesëmarrje të prindërve kryesisht, për t’i nxitur të jenë bashkëpunëtorë efektiv e jo ndërhyrës nëpër shkolla, me qëllim që të evitohen sjelljet devijante të nxënësve nëpër klasa, e të kenë sa më pak vështirësi mësimdhënësit për menaxhim të klasës dhe orës mësimore poashtu.
Veçmas kësaj ky hulumtim do t’u shpërbej edhe vetë kategorisë së mësimdhënësve për të marrë modele se si duhet pasur një menaxhim të mirëfilltë të klasës, ashtu siç e kërkon e ashtuquajtura mësimdhënie bashkëkohore- moderne.
Nuk duhet anashkaluar edhe rëndësinë që jep ky hulumtim poashtu edhe për Fakultetin e Edukimit, meqë nga aty dalin mësues të shumtë, prej nga ky hulumtim do të u shërbej studentëve si referencë për hulumtimet e tyre, në çfarëdo cikli qofshin ato.
Pastaj organizatave të shumta që trajtojnë problematika të ndryshme arsimore e pedagogjike, për të nxjerrur hulumtime të reja relevante.