Bashkëpunimin mësues – familje
Për të realizuar këtë synim, puna në shkolla duhet të planifikohet dhe të bashkërenditet me kujdes;
Marrëdhënia ndërmjet mësuesve duhet të mbështetet në respektin profesional dhe në gatishmërinë që të veprohet në interesin më të mirë të nxënësve;
Mësuesit duhet të angazhohen në forma të ndryshme të trajnimit, që kanë të bëjnë me trajnimin gjatë shërbimit (punës) dhe me bashkëpunimin me mësuesit dhe shkollat e tjera në kuadër të rrjetit të shkollave, me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit nga këmbimet e përvojave dhe nga mundësitë e zhvillimit profesional;
Shkollat duhet të vendosin një mekanizëm për vendimmarrje demokratike dhe për pjesëmarrje aktive të nxënësve, prindërve dhe faktorëve të tjerë në jetën e shkollës.
Prindërit dhe faktorët e tjerë duhet të ftohen që të marrin pjesë vazhdimisht në
proceset e vendimmarrjes lidhur me pjesën sipas zgjedhjes të kurrikulit, lidhur me
mjetet mësimore [për nxënie dhe mësimdhënie] dhe në procesin e përmirësimit të
kushteve të mësimit [mjedisit mësimor].