Nga UÇK te drejtimi i arsimit për rreth dy dekada – Historia frymëzuese e Rrahim Bekteshit

- Advertisement -

Rrahim Bekteshi është një emër i njohur në qytetin e Prizrenit, si për kontributin e tij në periudhën e luftës për çlirim, ashtu edhe për përkushtimin shumëvjeçar në fushën e arsimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke qenë ndër ata që dhanë kontribut të çmuar në përpjekjet për liri dhe pavarësi të vendit.

- Advertisement -

Bekteshi ishte shef i Shtabit Drejtimi Taktik numër 2 të Operacionit “Shigjeta”, zëvëndëskomandant në Qendrën Stërvitore në Feken të Dajtit në Tiranë, poashtu
Oficer i Stërvitjes dhe Operativës në Brigaden 123.

- Advertisement -

Pas përfundimit të luftës, Bekteshi iu bashkua Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), ku vazhdoi angazhimin e tij për ndërtimin dhe stabilizimin e vendit në periudhën e pasluftës.

  • 1999-2009 ishte zëvendëskomandant i Gardës në Zonën e Dytë Mbrojtëse të TMK.
  • Shef i Operativës në FSK Batalioni i Reagimit të Shpejtë në Gjilan 2009-2010

Megjithatë duhet cekur se para se të rreshtohet në UÇK, Bekteshi si 19-vjeçar kishte nisur punën në arsim.

Ai ditarin për herë të parë e kapi në vitin 1986, dhe e mbajti deri më 1998, kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa, pas 2010 e gjithë karriera e tij është e lidhur me arsimin, edukimin e brezave.

Prej më shumë se 15 vitesh, Rrahim Bekteshi mban pozitën e drejtorit të shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren, një ndër institucionet më të njohura në qytetin historik. E mori këtë pozitë në vitin 2010 dhe vazhdon ende.

Nën udhëheqjen e tij, shkolla ka arritur zhvillime të rëndësishme në cilësinë e mësimdhënies, organizimin institucional dhe përfshirjen e komunitetit në jetën shkollore, dhe sigurisht shumë suksese të nxënësve.

 

Drejtori Rrahim Bekteshi: Misionin e mësuesit e kisha në shpirt, ky mision rritej me kohën

/AlbanianEducation.net/.