E premte, 20 Shtator, 2024

Nga Bekim Nrecaj: Arsimi dhe tregu i punës

- Advertisement1-

Arsim cilësorë për të siguruar tregun e punës apo treg të sigurt pune për të zgjedhur arsimimin?

Pyetje kjo që shumë studentë, ekonomistë, profesionistë arsimor dhe shumë të tjerë e parashtrojnë dhe kërkojnë një përgjigjje sa më të saktë për të gjithë akterët. Njëra ndër qështjet më të rëndësuishme në jetën e njeriut padyshim se është edhe zgjedhja e profesionit. Për të pasur një profesion,duhet pasur një kualifikim dhe për të pasur një kualifikim duhet zgjedhur një shkollë – Universitet.

- Advertisement -

Jemi dëshmitarë se çdo vit mbahen tryeza,simpoziume e trajnime të ndryshme që temë diskutimi kanë përshtatjen e sistemeve arsimore me tregjet e punës. Për të mbajtur hapin me Bashkimin Europian me zhvillimet në fushën e arsimit, sistemi arsimor në Kosovë,që nga periudha e pasluftës ka kaluar nëpër reforma të shumta që kanë pasur për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim.

Ndryshimet që kanë të bëjnë me arsimin, e përfshijnë edhe shkollën si institucion e cila në mënyrë të organizuar, me forma dhe metoda të përcaktuara i aftëson dhe përgatit të rinjtë për jetë dhe nunë në shoqëri gjithnjë e më të zhvilluar demokratike .

Sa ka arritur sistemi arsimor në Kosovë që përmes këtyre reformave të pergatisë gjenerata të reja për tregun e punës, mbetet për të dëshiruar.? Sepse ende nuk ka një përputhje të mirëfilltë të kërkesës dhe ofertës së punës. Pra ende kemi shumë pak profile të sistemeve arsimore që e kanë të sigurt tregun e punës dhe lehtësime për të rinjtë tanë, që pas përfundimit të shkollave të mesme profesionale, apo studimeve bachelor, të vijnë deri te një vend pune.

Programet arsimore që pa një studim të mirë nga Ministria e Arsimit dhe Ministritë tjera të linjave, kanë bërë që shumë student përfundojnë studimet dhe të mos e gjejnë veten e tyre për të u punësuar diku.

Sipas nenit 1 të ligjit: “Qëllimi i këtij ligji është të rregulloj sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional në përputhje me nevojat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Republikës së Kosovës, përfshirë ndryshimet ekonomike dhe teknologjike, kërkesat e tregut të punës dhe nevojat e individëve drejt ekonomisë së tregut, duke shfrytëzuar në mënyrë optimale burimet financiare, njerëzore dhe të infrastrukturë” . Ligji strukturon edhe dispozitat e institucioneve përkatëse, qoftë institucione publike apo private të kualifikuara për arsim dhe aftësim profesional.

 Sot në Kosovë ka juristë dhe ekonomistë të shumtë që vështirë se mund të gjejnë një vend pune.

- Advertisement -rrrrrrr

 Fakulteti i Edukimit, vazhdon të pranon numër të njejtë të studentëve për mësimdhënës të ardhshëm, ndërsa numri i nxënësve nëpër shkollat tona po zvogëlohet çdo ditë. Madje në kohë të fundit, çdo vit po kemi shkolla që po mbyllen si rezultat i numrit të vogël të nxënësve.

Çka ndodh me këta të diplomuar? Duke pa se nuk kanë një perspektivë në kualifikimin e tyre, ata shikojnë mundësitë për t’u rikualifikuar në një fushë të përafërt apo edhe krejtësisht tjetër, me të vetmin qëllim që mos të mbesin jashtë tregut të punës. Prandaj sot, një ndër çështjet më të rëndësishme në jetën e një të riu është zgjedhja e profesionit.

Sot në Kosovë ende nuk kemi nëpër gjimnaze lëndën e orientimit në karrierë e cila do të ndihmonte në orientimin e studentëve të ri për profilet e tregut të punës. Kjo sidomos për kuadrot deficitare, profile deficitare p.sh.

 Shkollat e mesme profesionale bujqësore , kanë numër të vogël të nxënësve për arsye se, pak apo hiq nuk orientohen profesionalisht për karrierë semimaturantët, për përzgjedhjen e këtyre shkollave.

 Fakulteti i Bujqësisë pranon student pa provime pranuese sepse ka pak studentë të interesuar per të studiuar bujqësinë, ndërsa numri i agronomëve në Kosovë është shumë i vogël dhe shumë i nevojshëm.

Ku duhet të kërkohet zgjidhja? Përgjigjja është, qeveria, ministritë e linjave dhe reformat në sistemin arsimor, që përmes politikave të mirëfillta me programe të reja studimore-arsimore deficitare, përkrahja e kompanive dhe bisneseve, karshi nevojave dhe tregut të punës.

Si do të kishte efekte dhe rezultate?

Cilat janë ato profile arsimore që e kanë më të sigurt tregun e punës?

– Përmes “Arsimit dual”. E dimë se arsimi dual nënkupton bashkëpunimin e kompanive të ndryshme dhe arsimit në shkolla që emërues të përbashkët e kanë aftësimin profesional të individit për tregun e punës. Fatmirësisht këtë nismë e kanë filluar disa shkolla në vend, por ende është shumë pak që bëhet në këtë drejtim, marrë parasysh numrin e vogël të shkollave profesionale që kanë bashkëpunime të mirëfillta me kompanitë dhe bizneset me treg të hapur.

– Viteve të fundit vërehet një trend i rritjes së kërkesave të tregut për profile të teknologjisë informative, dizajnit, gastronomisë etj.

Ne kemi një rini potencialisht impresionuese, që në disa profile të jenë konkurruese në tregun global, apo në tregun e BE-së, apo më së paku atë rajonal,. Statistikat flasin se vetëm në fushën e Teknologjisë Informative në vendet e BE-së ka miliona vende të lira të punës, kjo nevojë, tani për tani, nuk shkon duke u zvogëluar, por duke u rritur prej viti në vit.

Cili është (apo duhet të jetë) roli i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë?

Qoftë universitetet publike, qoftë ato private, duhet të kenë të çartë rolin e tyre që ata përgatisin kuadro për tregun e punës. Për secilin punëdhënës diploma ose origjina e vendit të diplomës është vetëm parakusht për një kandidat që ai të ftohet në intervistë. Pak është e rëndësishme nëse ai kandidat ka një diplomë të një institucioni prestigjioz, nëse ai dështon në intervistë pune apo dështon me performancën e vetë në punët e ofruara nga punëdhënësi. Kërkesat e punëdhënësit janë të qarta; nëse kandidati është në gjendje që me aftësitë, ekspertizat dhe kompetencat e ndërtuara gjatë shkollimit arrijnë të përmbush synimet e punëdhënësit. Në kushtet e një tregu global edhe institucionet tona arsimore duhet të përgatiten që produktet (diplomat) e tyre të jenë konkurruese në tregun global.

Nuk ka asnjë dyshim se cilësia e arsimit është faktor kryesor edhe i cilësisë së kualifikimeve të fituara gjatë arsimimit. Cilësia në arsimin e lartë është ngushtë e lidhur dhe e varur edhe nga cilësia e shkollimit parauniversitar. Shumë kandidat që përfundojnë shkollimin parauniversitar dhe mësyjnë Universitetin kanë mangësi të theksuara dhe zbrazëti në fushat e caktuar që krijojnë vështirësi si për kandidatët, po ashtu edhe për institucionet e arsimit të lartë, që pastaj duhet të bëjnë punë të dyfishtë; së pari në përmbushjen e zbrazëtive nga shkollimi paraprak dhe në anën tjetër realizimin e programit të caktuar studimor .

Mbesim me shpresë se do të ndodhin ndryshime në të ardhmën në aspektin e rregullimit të sistemit të arsimit dhe aftësimit në përputhje me nevojat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, duke përfshi këtu edhe nevojat e tregut të punës.

Referencat:

Tafa, L. (2016). Arsimi dhe tregu i punës. Horizont, 1-2.
Murati, R. (2016). Demokratizimi i sistemit edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë. Tetovë: Arbëria Desing – Tetovë. fq.15-16
Ligji Nr. 04/L-138 Për Arsimin Dhe Aftësimin Profesional

Tafa, L. (2016). Arsimi dhe tregu i punes. Horizont, 1-2.

/Albanian Education

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...