E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Nëna nga Mitrovica alarmoi se po ia rrahin e kërcënojnë fëmijën në shkollë, reagon Nagavci: Do të ketë përgjegjësi

- Advertisement1-

Minsitrja Arbërie Nagavci ka reaguar pasi një nënë nga Mitrovica të premten përmes një postimi në Facebook tha se po ia rrahin e kërcënojnë djalin në shkollë, çka kjo e fundit e mohoi, duke thënë se 11-vjeçari është larguar edhe nga dy shkolla tjera për shkak të problemeve.

Nagavci ka drejtuar gishtin kah Komuna e Mitrovicës që sipas saj ka dështuar ta trajtoi këtë rast, ndërsa ka thënë se ky është një dështim institucional që nuk mund të kalojë pa dhënë përgjegjësi, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Reagimi i saj i plotë:

Me shqetësim të thellë e pashë raportimin e një nëne në Mitrovicë, e cila denoncoi rrahjen e djalit të saj nga bashkëmoshatarët në shkollë. Dhuna, në çfarëdo forme, është e papranueshme dhe nuk tolerohet.

Njëkohësisht, është alarmuese që Komuna e Mitrovicës ka dështuar ta trajtojë këtë rast, duke mos i dhënë rëndësinë që meriton. Ky është një dështim institucional që nuk mund të kalojë pa dhënë përgjegjësi.

Ftoj institucionet përgjegjëse ta trajtojnë me prioritet këtë rast dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ministria që drejtoj, në bazë të kompetencave që bart do ta angazhojë menjëherë Inspektoratin e Arsimit që ta trajtojë këtë rast.

Fëmijët tanë meritojnë një mjedis shkollor të sigurt dhe të mbrojtur, jo një vend ku dhuna normalizohet për shkak të mosveprimit të institucioneve lokale.

Rastet si ky, do të ishin parandaluar shumë lehtë nëse komunat do të bënin punën e tyre. MAShTI ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për punësimin e pedagogëve dhe psikologëve në shkolla. Konkretisht, nga 28 pozita të buxhetuara për Mitrovicën, kjo komunë ka punësuar vetëm 1. Është koha e fundit që të veprohet.

- Advertisement -rrrrrrr

Institucionet nuk mund të fshihen pas justifikimeve, kurse përgjegjësit duhet të japin llogari për mosveprim. Secili fëmijë në Kosovë meriton siguri dhe mirëqenie në shkollë – dhe këtë do ta garantojmë me çdo kusht.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Muhamet Selmani: Sfida e zhvillimit të mësimdhënies-mësimnxënies cilësore

Studimi i Muhamet Selmanit shqyrton sfidat e ruajtjes së mësimdhënies cilësore në shkolla në...

Nëna nga Mitrovica thotë se djalin po ia rrahin e kërcënojnë shokët, shkolla e mohon

Një nënë vetëushqyese nga Mitrovica e Veriut është ankuar për bullizimin dhe dhunën që...

Reagon shkolla “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë: Nuk është e vërtetë që 11-vjeçari është rrahur e kërcënuar

Shkolla “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë, ka demantuar rastin e nënës vetushqyese, e cila deklaroi...

Nëna nga Mitrovica: Djali im po kërcënohet me armë të ftohta nga bashkëmoshatarët e tij të shkollës

Një nënë vetëushqyese nga Mitrovica e Veriut është ankuar për bullizimin dhe dhunën që...