E shtunë, 15 Shkurt, 2025

Nëna nga Mitrovica thotë se djalin po ia rrahin e kërcënojnë shokët, shkolla e mohon

- Advertisement1-

Një nënë vetëushqyese nga Mitrovica e Veriut është ankuar për bullizimin dhe dhunën që po i bëhet djalit të saj në shkollën “Avdullah Shabani” në Mitrovicë.

Nëna Valbona Krasniqi deklaron se djali i saj 11-vjeçar rrahet shantazhohet, ofendohet dhe kërcënohet me armë të ftohta nga bashkëmoshatarët e tij të shkollës.

- Advertisement -

Postimi i saj:

“Djali im prej kohësh rrahet,shantazhohet,ofendohet, kërcënohet me armë të ftofta, nga disa nxënës të tjerë të kësaj shkolle,kësaj moshe dhe kësaj komune”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo thotë se për rastin në dijeni janë kujdestarja e klasës, drejtori i shkollës, prindërit e dhunuesve, madje sot rastin e ka paraqitur edhe në polici.

“Djali nuk ka shkuar sot në shkollë ( e që nuk është e para herë që mungon shkaku i frikës) nga të vjellurat,temperatura dhe traumat e shkaktuara nga këta bashkëmoshatar të tij.
Si ka mundësi një institucion familjar të mos ken kontroll mbi fëmijët e vetë?

Si ka mundësi një institucion arsimor të mos ketë masa disiplinore për 11 vjeçarët?

A duhet domosdoshmërisht të vije në shprehje masat policiore dhe gjygjësore?

- Advertisement -rrrrrrr

Shqetësimi im përveç tjerash është se si do jet gjendja e tim bir në vazhdim?

Si do të vijoj mësimet?

Si nanë vetëushqyese më është dasht të ndërpres praktikën, dhe të mbetem pa punë për të qëndruar me fëmijën tim në ambijentin shkollorë, se mos po më kthehet i rrahur apo ndonjë ditë të më vije edhe i plagosur apo i vdekur!.

Reagon shkolla “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë: Nuk është e vërtetë që 11-vjeçari është rrahur e kërcënuar

Por, shkolla “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë ka reaguar ndaj pretendimeve të nënës duke i qaujtur të pavërteta, shkruan AlbanianEducation.net.

Shkolla përmes një reagimi tha se 11-vjeçari është fëmijë i cili është larguar nga dy shkolla tjera të Mitrovicës, pasi që ka pasur sjellje delikuente.

Reagimi i plotë i shkollës:

REAGIM

Sot, pranuam me dhjetra mesazhe dhe lexuam edhe postime në lidhje me rastin që sipas një prindi djali i saj është duke u keqtrajtuar nga nxënësit e tjerë të shkollës, duke e rrahur, duke e kërcënuar me armë të ftohta etj etj.

Në shkollën ShFMU “Abdullah Shabani” çdo nxënës trajtohet me kujdes dhe brenda shkollës është e ndërtuar një klimë e jashtëzakonshme miqësie ku nxënësit në mes vete kanë raporte tejet të shkëlqyera dhe raste të këtilla jo që nuk i lejojmë por as që tentojnë nxënësit tanë t’i bëjnë.

Rasti për të cilin po flasim është një nxënës që fatkeqësisht ka sjellje delikuente dhe në vazhdimësi ka qenë nxënës që ka penguar procesin mësimor.

Duhet më patjetër të themi se nxënësi në vazhdimësi ka posedu cigare elektrike dhe kujdestarja e klasës ka informu prindin dhe ka këshillu nxënësin.

Nuk është aspak e vërtetë që nxënësi është keqtrajtuar, rrahur e kërcënuar nga nxënës të tjerë por kjo është tendencë që t’i mbulohet sjellja e tij jo e mirë në shkollë.

Drejtoria e shkollës së bashku me kujdestarën e klasës i ka qëndruar gjithmonë afër nxënësit duke e këshilluar, ndihmuar e duke u munduar që ta nxit interesimin tek ai.

Nxënësi për të cilin po flasim fatkeqësisht në gjysmëvjetorin e parë u nda me sukses negativ dhe numëron një numër të madh të mungesave të paarsyeshme.

Për sjellje jo të mirë dhe probleme të shkaktuara nxënësi ka ndërruar deri më tash 3 shkolla, pra ne jemi shkolla e tretë në të cilën nxënësi mban mësim.

E themi me përgjegjësinë më të plotë që çdo rast i tillë nuk lejohet në shkollën tonë por këto akuza janë të pa baza dhe janë tendencë që të njolloset shkolla.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E dhimbshme: Vdes në një aksident trafiku studentja nga Shqipëria

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, ku një çift nga Mamurrasi...

“Përse më bullizojnë?”, merren në pyetje nxënës, mësimdhënës për nxënësen 17-vjeçare që i dha fund jetës

Gjirokastra është tronditur nga ngjarja tragjike që ndodhi pesë ditë më parë, ku një...

Mësuesja Sanie Canolli, shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe profesionalizmit

Sanie Canolli, e lindur më 3 qershor 1985, është një mësimdhënëse e përkushtuar e...

Mësimi gjithëditor, çka e sa nevojitet që të zgjerohet në tërë vendin?

Ndonëse ka nisur implementimin në pesë shkolla të kryeqytetit, që mësimi gjithëditor të nisë...