E diel, 14 Korrik, 2024

Zyrtarisht në sezonin e Bricjapit, çfarë duhet të dini për këtë periudhë?

- Advertisement1-

Shenja e Bricjapit sundohet nga Saturni, një planet që na sjell vetëm ngjarje në jetën tonë, nga të cilat nxjerrim mësime të vlefshme.

Nëse gjatë sezonit të shigjetarit keni qenë të etur për të mësuar, për të provuar gjëra të reja, këtë periudhë do të ndaloni për të reflektuar çfarë ka shkuar mirë apo keq në jetën tuaj.

- Advertisement -

Jeni mbushur me optimizëm, jeni frymëzuar për një të ardhme më të mirë, i keni vënë qëllime vetes dhe të gjitha këto do të arrihen prej datës 21 dhjetor kur dielli ka hyrë në shenjën e Bricjapit.

Kjo ngjarje astrologjie do të ndryshojë gjendjen tuaj shpirtërore duke ju bërë më produktiv, praktik dhe realist.
Duke u ndikuar nga një shenjë toke, do të zbrisni në tokë dhe do të bëni plane konkrete për të realizuar dëshirat tuaja. Do të jeni të vendosur dhe të zellshëm, sepse i tillë është Bricjapi dhe energjia e tij do të përshkojë të gjitha shenjat e zodiakut.

Bricjapi është një udhëheqës natyror, është gjithashtu një shenjë tokësore, që do të thotë se drejtohet nga logjika dhe më shumë se çdo gjë tjetër është materialist. Bricjapi përqëndrohet në statusin e një individi dhe nuk do të shoqërohet me njerëz që mund t’i cënojnë reputacionin pasi kanë standarde shumë të larta.

Sezoni i Bricjapit ju nxit të përqëndroheni tek qëllimet tuaja, si dhe të kuptoni sa shumë punë dhe vendosmëri ju duhet për t’i arritur këto të fundit. Nëse nuk keni ndonjë mundësi biznesi apo plane të mëdha që vijnë, jini të hapur ndaj mundësive të reja.
Sezoni i Bricjapit nuk tingëllon si koha më e këndshme e vitit, dhe sinqerisht, nuk është, por ju merrni më të mirën prej tij.

Bricjapi i lejon të tjerët që të ecin para tij, por ai shpesh arrin në destinacion i pari, kundrejt çdo llogjike. Ai është i kujdesshëm për të shmangur pengesat dhe shkëmbinjtë e mprehtë. Nuk është çudi që ai rrallë pengohet. Ai e mban vështrimin i tij të gozhduar përpara dhe këmbët e tij janë të vendosura fort në tokë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Detyra e matematikës që duket aq e thjeshtë, mirëpo askush nuk ka arritur deri te zgjidhja

Detyra duket më e thjeshtë dhe më e qartë: 8 ÷ 2 (2 +...

Me këto truqe mund ta zgjidhni çdo detyrë matematikore pa ndihmën e askujt

Për shumicën nga ne matematika është subjekt i “panjohur” dhe shpeshherë mendojmë se çfarë...

Detyra matematikore e shkollës fillore, por që njerëzit nuk po mund assesi ta zgjidhin

Ndonjëherë ajo që duket si një detyrë shumë e thjeshtë mund të jetë më...

Kjo detyrë matematikore i ka dy zgjidhje – cila është e sakta? (Foto)

Një detyrë matematikore ka bërë që shumë njerëz të kalojnë goxha kohë duke u...