E hënë, 24 Shkurt, 2025

Zyrtarisht fillon Rishikimi i Teksteve Shkollore, Nagavci: Si prioritet i Ministrisë do të përfundojë shpejt

- Advertisement1-

Instituti EdGuard se bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë prezantuar zyrtarisht fillimin e procesit të Rishikimit të Teksteve Shkollore.

Aty u tha se struktura e tekstit shkollor është në përputhje me kurrikulën e re të bazuar në kompetenca, ndërsa rritja e vetëdijesimit për rëndësinë e teksteve shkollore cilësore, vazhdon të jetë prioritet i MASHTI-t.

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se rishikimi i proceseve shkollore ka qenë prioritet i saj dhe u zotua se ky proces do të përfundojë sa më shpejt.

“Që dy vite ne kemi marrë vendim për përdorimin e tekstit alternativ duke dhënë mundësi që në shkollat tona të jenë këshilla profesionale dhe tashmë veç e kemi finalizuar Ligjin për Tekstet e mjeteve mësimore i cili vitin e kaluar është votuar në Qeveri dhe është në proces në Kuvend”.

“Pritshmëritë dhe vëmendja me të drejtë të atyre që merren me çështjet e arsimit është një vëmendje tek cilësia e teksteve mësimore, andaj edhe pritshmëritë janë të mëdha që besoj se jo vetëm të përfshihen të gjithë ata që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së teksteve mësimore por po ashtu rriten edhe pritshmëritë në raport me punën që do ta përmbyllim suksesshëm”, tha tutje ministrja.

“Është e qartë se për vite të tëra, tekstet cilësia e teksteve shkollore në vendin tonë është përcjellë me sfida të shumta, përfshirë edhe aspektin përmbajtësor edhe atë teknik por edhe në aspektet tjera pedagogjike”.

E drejtori i Institutit Edguard, Rinor Qehaja, tha se qëllimi i rishikimit të teksteve shkollore është rritja e vetëdijes për rëndësinë e teksteve.

“Rritja e vetëdijesimit për rëndësinë e teksteve shkollore cilësore. Ofrimi i evidencës empirike se përmirësimi i teksteve shkollore është ndërhyrje kyçe në përmirësimin e cilësisë së arsimit. Krijimi i qëndrimeve pozitive dhe pro aktive në radhët e palëve të interesuara të përfshira”, tha Qehaja, teksa prezantoi edhe objektivat e Rishikimit në planin afatshkurtër.

- Advertisement -rrrrrrr

“Mbledhja e të dhënave specifike për cilësinë e teksteve shkollore aktuale. Identifikimi i fushave që kërkojnë përmirësim. Ofrimi i rekomandime për ndërhyrje të fokusuara në tekstet shkollore ekzistuese”, tha tutje Qehaja.

Ai tha se fazën e parë, procesi i rishikimit do të bëhet për tekstet e gjuhës shqipe dhe të matematikës, ku nxënësit do të jenë nga klasa e parë deri të nëntën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Ganimete Beqiri është një prej figurave më të ndritura të arsimit

Mësuesja Ganimete Beqiri është një prej figurave më të ndritura të arsimit, një edukatore...

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...