E martë, 25 Shkurt, 2025

Zyrtari i lartë i MASHT-it në telashe me Ligjin

- Advertisement1-

Kushtrim Kozmaqi, me pozitë është zëvendës-udhëheqës i divizionit për buxhet dhe financa, në Ministrinë e Arsimit që drejtohet nga Arbërie Nagavci.

Por, tash e disa ditë ai më nuk është duke e ushtruar këtë pozitë. Insajderi merr vesh që ai ka telashe me ligjin.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar Zyra për Media e MASHT-it, por kanë refuzuar që të ndajnë detaje.

“MASHTI është i informuar për rastin në fjalë. Përmes avokatit të tij, MASHTI ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë“, thuhet në përgjigje.

Insajderi ka tentuar që të marrë përgjigje edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por as ky institucion nuk ka dhënë më shumë detaje se për çka po e ndjek këtë zyrtarë të lartë të MASHT-it.

“Për informatën tuaj, rastet të cilat trajtojnë çështje familjare janë të mbyllura për publikun, për shkak të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të akuzuarit, të dëmtuarit apo pjesëmarrësve tjerë në procedurë, konform dispozitave të KPPRK-së“, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Kujtojmë se, në prill të këtij viti Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar listën e zyrtarëve publikë, të cilat nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë në afatin e rregullt vjetor, ku Kushtrim Kozmaqi ishte në mesin e tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...