Zyrtare: Viti i ri shkollor shtyhet sërish, nxënësit mund të kthehen në shkolla më 26 shtator

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, për të diskutuar për masat anti-COVID.


Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se mësimi parauniversitar është pezulluar deri më 26 shtator.

- Advertisement -

“Shkollimi parauniversitar pezullohet deri më 26 shtator”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndryshe, mësimi ishte paraparë të fillonte më 13 shtator.