Zyrtare: Shkollat dhe çerdhet fillojnë punën nga e hëna e ardhshme

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se nga e hëna do të fillojë mësimi në shkolla dhe puna në çerdhe.


“Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga data 27, dita e hënë”, tha ministri Vitia në një konferencë për media.

- Advertisement -

Ai ka thënë se gjendja epidemiologjike po shkon duke rënë numri i vdekjeve dhe infektimeve.

Po ashtu ministri Vitia ka thënë se hyrja në institucione do të lejohet vetëm për të vaksinuarit ose me test negativ.

Gjithashtu certifikata e vaksinimit nevojitet edhe për hyrje në qendrat tregtare, në ambientet e brendshme të gastronomisë.