ZYRTARE: Ligji i Pagave publikohet ne Gazetën Zyrtare – Kaq do të jetë koeficienti për mësimdhënësit

- Advertisement -

Ligji për Paga, të cilin Presidentja Osmani e dekretoi të mërkurën e 4 janarit, është publikuar të enjten, sot, në Gazetën Zyrtare.

- paragrafi 1 -

I miratuar në lexim të dytë në dhjetor në Kuvendin e Kosovës, tashmë janë bërë publik edhe koeficientët e pagave për secilën kategori të punëtorëve të sektorit.

- Advertisement -

Ndonëse ende nuk u është përcaktuar shuma, sipas këtij ligji, koeficientin më të lartin (18.0) do ta ketë presidentja e vendit.

Më poshtë koeficientët për sektorin e arsimit:

Drejtori në Shkollën fillore do të ketë koeficient – 6.3

- Advertisement -

Drejtori në Shkollën fillore  – 6.2

Drejtori në Institucion Parashkollor – 5.9

Mësimdhënësi në Shkollën e mesme  – 5.8

Pedagogu dhe psikologu – 5.7

Mësimdhënësi në Shkollën fillore  – 5.6

Sekretari i shkollës – 5.6

Edukatori – 5.2

Edukatori mbështetës – 5.1

Bibliotekari – 4.9