Zvicër/Shkolla Shqipe hapë pika shkollore në Roveredo të Kantonit të Grabündenit

- Advertisement -

Nëntori si zakonisht sjell festë, gëzim në familjet shqiptare kudo qofshin ato, në atdhe apo në mërgim.

- paragrafi 1 -

Dhe ky nëntor në familjet shqiptare në Roveredo të Kantonit të Grabündenit solli gëzim dhe festë sepse fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë të këtij vendbanimi në këtë nëntor filluan edhe mësimin në gjuhën amtare – në gjuhën shqipe.

- Advertisement -

Ishte një përpjekje e Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe veçanërisht angazhimi i mësueseve Mimoza Qarreti Elshani dhe Egzona Imeri, të cilat së bashku me prindërit hapën dyert e pikës më të re shkollore në Zvicër.

Mësimi plotësues i gjuhës shqipe zhvillohet në shkollën fillore në Roveredo ( scuola elementare di Roveredo), edhe atë çdo të shtune nga ora 10:00-11:30, ku mësuesja Egzona Imeri i pret nxënësit me gëzim të madh duke i motivuar, që ta mësojnë dhe ruajnë gjuhën shqipe.

Ajo përveç orëve mësimore me qëllim kryesor përvetësimin e shkronjave të shqipes, gjatë orëve mësimore të këtij fund nëntori i ka kushtuar vëmendje të veçantë datave historike, veçmas Kongresit të Alfabetit dhe “28 Nëntorit – Ditës së flamurit.

- Advertisement -

Këto orë mësimore ngjallën një atdhedashuri të veçantë te fëmijët shqiptarë, si rëndësia e shkronjave të gjuhës shqipe, dijetarët shqiptarë që përpiluan alfabetin e gjuhës, udhëheqësit e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, flamuri kombëtar etj. Pra ishin disa shenja kombëtare të cilat ngjallën dashuri dhe respekt te fëmijët – nxënësit e shkollës shqipe.