E hënë, 20 Janar, 2025

Zvicër: Hapet klasa e gjuhës shqipe në Laufen të Kantonit të Basellandit

- Advertisement1-

“Shkolla Shqipe” në Zvicër është bërë sinonim i suksesit, kryefjalë e përpjekjeve në rrugëtimin kombëtar, sa më shumë shkolla, aq më shumë nxënës dhe mësues në orët mësimore të gjuhës dhe kulturës kombëtare.

A ka gëzim më të madh se në prag të festës së Pavarësisë së Kosovës të hapet një pikë shkollore, e cila bënë bashkë fëmijët shqiptarë nga të gjitha trojet, të cilët me familjet e tyre jetojnë në Laufen të kantonit të Basellandit.

- Advertisement -

Dhe kjo e mërkurë e datës 15 shkurt 2023 solli buzëqeshje në fytyrat e këtyre vogëlushëve të cilët të lumtur, të gëzuar u ulën në bankat shkollore të “Shkollës Shqipe” në Zvicër, duke e rritë jo vetëm numrin e nxënësve por edhe duke u përkushtuar, që sa më mirë ta mësojnë gjuhën amtare. Çdo gjuhë është vlerë e shtuar por gjuhën e nënës nuk e zëvendëson gjë. Ajo ka kuptim ndryshe, ka domethënie tjetër, prandaj është obligim moral dhe kombëtar i prindërve që të kujdesen në këtë drejtim më shumë për fëmijët e tyre.

Edhe pse klasa ku zhvillohej mësimi, ishte një klasë e vjetër ajo u zbukurua nga fëmijët shqiptarë, të cilët me buzëqeshjen e tyre herë shikonin librat dhe herë mësuesen duke dhënë një shenjë se ishin të gatshëm të fillojnë betejën e madhe me shkronjat e shqipes. Edhe mësuesja me vështrimin, me gatishmërinë e saj, dukej se po i thonte, që së bashku në këtë rrugëtim do të dalin faqebardhë. Dhe këtë gëzim e përjetuam edhe ne që ishim prezent në klasën e shkollës shqipe në Laufen. Gëzimi ishte i pa përshkruar nga të gjithë, por edhe nga prindërit të cilët i shoqëronin fëmijët e tyre deri te dera e shkollës.

Edhe pse ditë shkurti, dielli kishte pushtuar këtë qytezë, një diell që ngrohte zemrat e nxënësve që kishin përqafuar me aq dashuri librin e gjuhës shqipe. Nora, Ayani, Isaku, Aulona, Lijana, Suad, Hana, Tara, Era, Edioni, Meriem, Melek, Jon, Aylin, Hira, Selma e shikonin mësuesen me një gëzim të veçantë sepse për ta dhe bashkëmoshatarët e tyre kishte filluar një ditë e re, një ditë ku ata do të mësonin edhe gjuhën shqipe.

Një angazhim në shërbim të arsimit shqip, në shërbim të shkollës shqipe, koordinatori i “Shkollës shqipe” në Zvicër, Vaxhid Sejdiu, së bashku me mësuesen Taibe Meha dhe nxënësit e shkollës shqipe në Laufen, të lumtur me librat në dorë.

Dhe fare në fund duke ju dëshiruar nxënësve dhe mësueses suksese pafund urojmë dhe apelojmë te të gjithë bashkatdhetarët që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në shkollën shqipe.

- Advertisement -rrrrrrr

“Shkolla Shqipe” – Zvicër

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...