E enjte, 23 Janar, 2025

Zv.ministri Pupovci: Paga nuk është ndalë, por është kërkuar raportime që të dihet kujt ti ndalet

- Advertisement1-

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka folur për çështjen e ndaljes së pagave për mësimdhënësit të cilët po marrin pjesë në grevën e nisur tash e dy ditë.

Pupovci ka thënë se ndjen keqardhje për këtë, por ka shtuar se një veprim i tillë është i ligjshëm, por që në Kosovë s’është praktikuar.

- Advertisement -

Ai në një intervistë në T7 ka thënë se Ligji e thotë qartë që pezullohet kontrata dhe e drejta për pagesë.

Pupovci ka thënë se në qeveritë e kaluara s’është përdorur një dispozitë e tillë ligjore, meqë sipas tij qeveritë e kaluara janë përpjekur të mbajnë një lloj raporti me mësimdhënësit.

“Ndjej shumë keqardhje për këtë. Paga nuk është ndalë, por është kërkuar raportime që të dihet kujt ti ndalet. Kjo është diçka e ligjshme, që s’është përdorur në Kosovë. Ligji thotë shumë qartë që pezullohet kontrata edhe e drejta për pagesë. Neni tjetër thotë ndëshkim. Kjo nuk është ndëshkim. Kjo aplikohet në të gjitha vendet evropiane. Është një periudhë 10 vjeçare që kjo s’është zbatuar. Qeveritë e kaluara mund të them se mbase janë përpjekur të mbajnë një far raporti”, ka thënë Pupovci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...