E hënë, 24 Shkurt, 2025

Zv.ministri Pupovci flet për Ligjin e Pagave

- Advertisement1-

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, thotë se kërkohet më shumë kohë në hartimin e draftit final për Ligjin e pagave pasi duhet gjetur një formulë e pranueshme për të gjitha kategoritë e shërbyesve publikë, të cilët do të përfshihen në këtë ligj.

“Këtu problemi si duket është tek pakënaqësisë e SBASHK-ut me dinamiken e hartimit të Ligjit pagave. Ne kemi pas takime në fund të muajit shkurt kur ka dalë drafti, kur ka rrjedhë, sepse nuk ka qenë draft zyrtar… Këtu nuk janë vetëm punonjësit e arsimit, janë të gjitha kategoritë e shërbyesve publikë në Ligjin e pagave”.

- Advertisement -

“Këtu duhet durim derisa të gjendet një formulë që është e pranueshme për të gjitha kategoritë, dhe besoj që shumë shpejt ne këtë Ligj të pagave do ta kemi në formë të draftit, kur do të mund të ulemi përsëri dhe ta diskutojmë me SBASHK-un”, ka deklaruar ai në një intervistë për KosovaPress.

“Përndryshe për çdo shqetësim, nga ana e SBASHK-ut, jemi të gatshëm për t’i diskutuar çështjet në baza ditore”, theksoi Pupovci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...