Zv.ministri Pupovci: Do të kompensohen orët e humbura

- Advertisement -

Kompensim të orëve të humbura do të ketë.

- paragrafi 1 -

Kështu ka deklaruar zëvendëministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Dukagjin Pupovci.

- Advertisement -

Pupovci tha se MASHT-i është duke punuar me intensitet për kalendarin e ri, ku përfshihet edhe kompensimi i orëve të humbura të mësimit.

“Është duke u punuar me intensitet për kalendarin e ri shkollor, i cili përfshinë në vete edhe kompensimin e orëve të humbura. Brenda pak ditësh do të jemi në gjendje të japim më shumë hollësi” – tha Pupovci per KlanKosova.

Të hënën ka nisur procesi mësimor pas pesë javësh për shkak të grevës.

- Advertisement -

Përgjatë kësaj periudhe janë humbur 22 ditë mësimi.