E diel, 19 Janar, 2025

Zv.ministri i Arsimit: S’kemi në plan ta rishikojmë udhëzimin që ndalon bartjen e shamisë në shkolla

- Advertisement1-

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka deklaruar se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) aktualisht nuk ka në plan që rishikojë udhëzimin administrativ i cili ndër të tjera e ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla.

Megjithatë, ai ka shtuar se të gjithë fëmijëve duhet t’u mundësohet vijimi i mësimit në shkolla.

- Advertisement -

Në konferencën e rregullt javore për media derisa është pyetur nëse MAShT e ka në plan të ndryshojë udhëzimin administrativ, Pupovci e ka mohuar një gjë të tillë.

“Ne nuk dëshirojmë të dërgojmë tani mesazhe të gabuara në opinion në atë formën që shkolla jonë nuk është laike, sepse shkolla e Kosovës, shkolla publike në Kosovë është shkollë laike dhe kjo duhet të respektohet ndërkaq duhet të respektohen të drejtat e të gjithë fëmijëve që të vijojnë shkollimin dhe po veprohet në atë drejtim. Ka raste ndonjëherë të shkarjeve te them ashtu kur ndodhin situata të cilat janë të padëshiruara për ne por mendoj që me një reagim të shpejtë ato zgjidhen përndryshe nuk kemi ndonjë plan që tani për tani ta rishikojmë të udhëzim”, ka thënë zëvendësministri i Arsimit.

Ai ka thënë që të gjithë fëmijëve duhet t’u mundësohet shkuarja në shkollë.

“Këto udhëzime janë të pranishme prej vitit 2008, ju po referoheni versionit të fundit të vitit 2014 ku njëra ndër ndalesat, krahas telefonit celular, veshjeve ekstravagante e kështu me radhë është edhe bartja e uniformës fetare, do të thotë thjeshtë është çështja të interpretimi i asaj që ne e konsiderojmë si uniformë fetare. Tani është një pikëpyetje e madhe se në çfarë mase është shamia pjesë e uniformës fetare, por një gjë e kemi qëndrim kategorik që të gjithë fëmijëve duhet t’u mundësohet shkuarja në shkollë dhe ashtu është duke u vepruar”, ka thënë ai

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...