E diel, 2 Mars, 2025

Zv/ministri i Arsimit: Po sigurohemi që mjetet e transferuara të jenë të mjaftueshme për blerjen e secilit tekst

- Advertisement1-

Zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi thotë se shtëpitë botuese kanë ofertuar deri në 30 euro për shitjen e një teksti shkollor.

Ai përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se është abuzim që tekstet shkollore të blihen me këtë shumë nga buxheti i shtetit.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se ministria është duke u siguruar që mjetet e transferuara të jenë të mjaftueshme për blerjen e secilit tekst shkollor dhe që çmimet të shtypen në kopertinën e librit e të mos mund të rriten.

“Po i denoncojmë çmimet e larta dhe të papranueshme. Po i transferojmë mjetet për blerjen e librave tek prindërit. Po sigurohemi që përzgjedhja e librave nga aktivat profesionale/mësimdhënësit të jetë e duhura. Çmimet do të shtypen në kopertinën e librit dhe nuk mund të rriten. Po sigurohemi që mjetet e transferuara të jenë të mjaftueshme për blerjen e teksteve për secilën klasë”, ka shkruar Kelmendi.

Kelmendi ka shtuar tutje se mjetet nuk mund të ndalen as nga përmbaruesit e as nga bankat.

“Përmes platformës eKosova. Në një proces që zgjat më pak se 10 min, aq më lehtë që tashmë platforma ka 797 mijë përdorues dhe prindërit përfitojnë nga skemat e mbështetjes për fëmijë. Pra, algoritmi i sistemit është gati. Mjetet nuk mund të ndalen as nga përmbaruesit dhe as nga bankat sepse kjo tashmë është rregulluar me ligj. Pas lansimit të platformës do të publikohet manuali i aplikimit”, ka shkruar ai.

Zv/ministri ka shkruar edhe për atë se cilat reforma pritet me Projektligjin e ri për Tekstet Shkollore.

“Të gjitha reformat janë adresuar në projektligjin për tekstet shkollore që ka kaluar në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe i njejti pritet të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Aty parashihen mundësitë e krijimit të teksteve digjitale, autorët mund të aplikojnë drejtpërdrejt në MAShT me dorëshkrimet e tyre, recensentë kompetent e të certifikuar për tekste cilësore, indeksi i çmimit dhe shpërndarjes që përcaktohet nga ministria”, ka shkruar ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrahman Jasharaj: Nëse s’ka dialog me Qeverinë, ka protesta e greva

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj po...

Shkolla “Dëshmorët e Qyqavicës” në Çirez të Skenderajt shënon ditën e saj

Shkolla "Dëshmorët e Qyqavicës", në Çirez të Skenderaj më 1 mars ka shënuar ditën...

Nxënësit e shkollës “Shkëndija” në Hajvali vizitojnë Cineplexxin – shikojnë filmat e preferuar

Nxënësit nga klasa e parë deri të pestën të shkollës "Shkëndija" në Hajvali kanë...

Nga nxënës i shkollës “Shkëndija” në mësimdhënës të përkushtuar – Valdrin Rrahmani

Valdrin Rrahmani, i lindur më 27 tetor 1996, është një shembull i shkëlqyer i...