E shtunë, 18 Janar, 2025

Zv.ministri i Arsimit për edukimin fetar: Shkollat tona janë laike dhe kështu duhet të mbeten

- Advertisement1-

Aplikimi i mësimit fetar në shkolla dhe lejimi i bartjes së mbulesës (shamisë) është temë që ka ngjallur reagime shpesh herë në Kosovë.

Deri sa disa nga qytetarët e kanë kërkuar aplikimin e edukatës fetare në shkolla dhe lejimin e bartjes së shamisë për gratë që duan ta bartin, të tjerët e kanë kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë se arsimi dhe besimi fetar duhet të jenë të ndara.

- Advertisement -

Lajmi.net ka kontaktuar me zëvendësministrin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, i cili ka folur rreth kësaj teme.

Ai ka thënë se në shkollat e Kosovës sigurisht që duhet të mësohet për fenë e cila ofron informacion për religjionet e ndryshme, por gjithnjë duke e ruajtur karakterin secular, ndërkaq ka thënë se edukata fetare si lëndë në vete, i takon bashkësive fetare dhe jo shkollës sekulare.

“Me siguri që në shkolla duhet të mësohet për fenë në formën e cila ofron informacion për religjionet e ndryshme, por gjithnjë duke e ruajtur karakterin sekular të shkollës. Kjo realizohet në kuadër të lëndëve të shkencave shoqërore siç janë historia, edukata qytetare, sociologjia, filozofia, etj., përmbajtjet e të cilave pasurohen në vazhdimësi. Ndërkaq, edukata fetare e cila ndërlidhet drejtpërdrejt me praktikimin e fesë i takon bashkësive fetare, e jo shkollës sekulare. Të gjitha bashkësitë fetare kanë programe të caktuara për edukatë fetare dhe është çështje e vullnetit të lirë të prindërve nëse fëmijët do t’i vijojnë ato programe. Shkolla jonë është laike dhe e tillë duhet të mbetet”, ka deklaruar Pupovci.

Ai ka thënë se nuk mund të krijojohet ndasi në mes të fëmijëve të konfesioneve të ndryshme brenda shkollave.

Lajmi.net ka raportuar më herët edhe për numrin e shkollave dhe xhamive të ndërtuara në Kosovë.

Sipas statistikave nga MASHTI-i dhe të dhënat nga Bashkësia Islame e Kosovës, në Kosovë aktualisht janë 1 mijë e 58 shkolla të ndërtuara, ndërsa xhami janë 830.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...