E hënë, 24 Shkurt, 2025

Zv.ministri i Arsimit konfirmon: Testit PISA do t’i nënshtrohen 7 mijë nxënës

- Advertisement1-

Është dhënë njoftimi nga zëvëndësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci se 7 mijë nxënës do të marrin pjesë në testin PISA.

Në një konferencë për media, Popovci tregoi se tashmë janë përzgjedhur mostra prej 237 shkollave, dhe se për këtë test kanë filluar përgatitjet nëpër komuna.

- Advertisement -

“Jemi të përgatitur për t’iu nënshtruar këtij testi. Është përzgjedhur mostra prej 237 shkollave, disa janë të mesme të larta disa të mesme të ulëta, sepse këtu shkojnë nxënës 15 vjeçarë. Janë përzgjedhur 7 mijë nxënës që do të marrin pjesë në testin PISA”.

“Ky test tashmë ka filluar përgatitjet nëpër komuna për zhvillimin e testit. Këta 7 mijë nxënës të njihen me mënyrën e kryerjes së testit, pra të mësohen me pyetjet që jepen përmes kompjuterit gjatë javëve në vijim. Koordinatorët e testit PISA në nivel të komunave dhe në nivel të shkollave do të punojnë secili me nxënësit e vetë”.

“Diku prej datës 25 prill deri më 20 maj do të mbahet testi sipas një orari të përcaktuar. Duhet të shkohet në dhoma ku ka numër të mjaftueshëm të kompjuterëve që janë të lidhur me internet përmes të cilëve, nxënësit do t’i nënshtrohen këtij testi. Rezultatet pritet të dalin në dhjetorin e vitit 2023”, u shpreh Popovci

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...