Zv.drejtoresha e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë: Edhe sivjet librat me gabime

- Advertisement -

Përkthime me gabime përmbajtjesore kanë evidentuar mësimdhënësit në tekstet shkollore për nxënësit që ndjekin shkollimin në gjuhën turke.

- paragrafi 1 -

Për vetëm një javë, prejse janë pajisur me libra, mësimdhënës që ligjërojnë lëndë në gjuhën turke evidentuan një mal gabimesh në tekstet që do t’i përdorin për t’i mësuar nxënësit.

- Advertisement -

Krahas përkthimit të fjalëpërfjalshëm nga gjuha shqipe, ata shprehin ankesa edhe për cilësinë e dobët të librave në turqisht.

Angesa Glloboder, zëvendësdrejtoreshë në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, theksoi se problemet e sivjetme me libra janë vazhdimësi nga vitet e mëhershme.

E si një prej telasheve më të mëdha ajo përmend përkthimin në librat e lëndëve shkencore.

- Advertisement -

“Kemi shpresuar që këtë vit ato gabime të përmirësohen, por në këtë periudhë shumë të shkurtër njëjavore që e kemi tash kemi mbërritur t’i rishikojmë gabimet dhe për fat të keq, posaçërisht në lëndët shkencore, gabimet janë shumë të mëdha”, ka thënë ajo.

Përveçse me përkthimin, mësimdhënësja e lëndëve të fizikës dhe të matematikës, Ajfer Xhemaili, thotë se librat e këtyre dy lëndëve për klasën e gjashtë kanë edhe gabime përmbajtjesore.

“Nuk është radhitja e njëjtë e kryefjalës, e mbiemrit, e foljes njëjtë si në gjuhë shqipe si në gjuhën turke. Kështu që, fjalia formohet e pakuptimtë. Kam probleme, sidomos për detyrat e shtëpisë, pasi që nuk munde t’u jap ato detyra në shtëpi për t’i bërë, sepse nuk kanë asnjë kuptim. Në përpilim të fjalisë del e pakuptimtë”, ka thënë Xhemaili..

Tekstet shkollore të fizikës dhe të matematikës për klasën e gjashtë janë botim i shtëpisë botuese “Dukagjini”. Nga kjo kompani nuk dhanë sqarime për kritikat e adresuara nga mësimdhënësit.