Zogza Mulaku, zgjidhet mësimdhënëse e vitit në shkollën “Dardania” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Zogza Mulaku, është zgjedhur mësimdhënëse e vitit në shkollën “Dardania” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo ka ligjëruar lëndën e Historisë, e herë pas here edhe Edukimin Qytetar.

- Advertisement - M1

Zogza Mulaku ka shërbyer si mësimdhënëse në shkollën “Dardania” që nga viti 1994.

Postimi i shkollës “Dardania”:

E lindur, e shkolluar dhe e angazhuar profesionalisht gjatë gjithë jetës në Prishtinë, Zogza Mulaku ka shërbyer si mësimdhënëse në shkollën “Dardania” që nga viti 1994. Ajo ka ligjëruar lëndën e Historisë, e herë pas here edhe Edukimin Qytetar.

- Advertisement - m2

Krahas mësimdhënies, znj. Mulaku ka zhvilluar vazhdimisht aktivitete të ndryshme për të nxitur nxënësit ta duan, ta çmojnë dhe ta mësojnë historinë. Me përkushtim të veçantë është angazhuar edhe në aktivitete jashtëkurrikulare, duke promovuar trashëgiminë kulturore dhe diversitetin.

Për kontributin e saj të çmuar dhe përkushtimin profesional, Zogza Mulaku zgjidhet Mësimdhënësja e Vitit në shkollën tonë, për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

631458663 1347746573823956 8669437195842346713 n