Të paktën 18 fëmijë kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë u plagosën pasi një zjarr ra në shkollën e arteve parciale më Kinë.
Shumica e viktimave thuhet se ishin nxënës të moshës midis shtatë dhe 16 vjeç që jetonin dhe studionin në Qendrën e Arteve Martiale Zhenxing në provincën Henan.
Zjarri shpërtheu orët e para të mëngjesit të së premtes dhe është shuar, thanë autoritetet lokale, por është e paqartë se si filloi. Zjarret fatale nuk janë të pazakonta në Kinë, e cila nuk ka rregulla të forta të sigurisë.
Personi përgjegjës për sigurinë me qendrën e arteve marciale është arrestuar, sipas një deklarate të shkurtër nga qeveria e qarkut Zhechen.
Zyrtarët qeveritarë i thanë Beiing Toutiao News se ishin 34 studentë konvikti kur zjarri shpërtheu në 03:00 me orën lokale të premten.