E shtunë, 18 Janar, 2025

Zhytja e fëmijëve në det me forcë – këto janë pasojat

- Advertisement1-

Në një nga plazhet e jugut, një gjyshe nga këto të zonjat, që e kapin situatën për “brirësh”, i mori fëmijën dy vjeç nënës nga dora dhe e futi në det, që t’i mësonte “lezetin e ujit”.

Fëmija filloi të ulërijë i tmerruar, por pa dobi. Nëna rrinte dhe e shikonte duke qeshur dhe sikur nuk mjaftonte nëna indiferente, me të u bashkuan edhe të rritur të tjerë që qeshnin me ulërimat e fëmijës.

- Advertisement -

Ky zakoni makabër i të rriturve, që qeshin apo shkrihen gazit me fëmijën e vogël, të tmerruar nga mospërfillja dhe frika, vazhdon të jetë praktikë e zakonshme pa na preokupuar për pasojat që mund të shkaktojë.

Prindër, dhembshuria nuk është një gjë e lindur, ajo mësohet e zhvillohet nëpërmjet sjelljes së prindërve ndaj fëmijës dhe më pas edhe nga të rritur të tjerë pranë fëmijës.

Prindër, kini kujdes nga këto sjellje tuajat.

E para, frika nuk largohet duke e “përplasur” fëmijën në ujë dhe duke qeshur. Kjo mënyrë vetëm dëmton mekanizmat e empatisë. Ju mund t’u vijë për të qeshur, por fëmija është i tmerruar.

E dyta, a ju ka shkuar ndërmend se si do të ndiheshit në një situatë të tillë, që ju të ishit të tmerruar dhe ata që ju kanë në dorë të qeshin e tallen?

Prindër, mos luani me emocionet e paformuara të fëmijëve tuaj dhe mos u çudisni nëse një ditë fëmija juaj, mund të bëhet i pandjeshëm dhe indiferent ndaj të tjerëve. Kështu e keni “gatuar”, me indiferencë dhe të qeshura kur ishte keq.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...