Zhvillohet dialogu socio-kulturor ndërmjet kurrikulës dhe librit shkollor: kush e udhëheq mësimin?

- Advertisement5 -

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, në Qendrën “Libart” u zhvillua dialogu socio-kulturor ndërmjet kurrikulës dhe librit shkollor: kush e udhëheq mësimin?, i cili trajtoi disa nga çështjet më thelbësore të sistemit arsimor në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Me pjesëmarrjen e Arlinda Bytyqi-Damoni, Ismet Potera dhe Blerta Hasani, diskutimi solli në tryezë raportin ndërmjet kurrikulës si kornizë konceptuale dhe librit shkollor si instrument praktik, duke reflektuar mbi mënyrën se si kjo marrëdhënie përkthehet në praktikën e përditshme mësimore.

- Advertisement - M1

Diskutimi u përqendrua në disa çështje kyçe:

– raporti ndërmjet kurrikulës dhe librit shkollor në praktikë;

– autonomia profesionale e mësuesit dhe kufizimet e saj;

- Advertisement - m2

– ndikimi i formave aktuale të mësimdhënies në zhvillimin e të menduarit kritik;

– roli dhe funksioni i librit në kontekstin e transformimeve digjitale.

Nga perspektiva kërkimore, institucionale dhe praktike, u theksua nevoja për përputhje të hartimit të librave shkollorë me vetë kurrikulën dhe programet lëndore, si dhe për një qasje që e vendos zhvillimin e të menduarit në qendër të procesit mësimor.

Ky diskutim synoi të identifikojë sfidat reale në raportin ndërmjet kurrikulës dhe librit shkollor, duke artikuluar njëkohësisht rekomandime dhe sugjerime konkrete për Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ky është aktiviteti i fundit i edicionit të gjashtë të Qendrës “Libart” (Ed. VI), në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, me mbështetje nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina.