E diel, 23 Shkurt, 2025

“Zhvillimi profesional i mësimdhënësve”, Nagavci vjen me njoftim të rëndësishëm

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka hapur thirrjen për ofertues të programeve të trajnimit të mësimdhënësve në shërbim dhe punonjësve arsimorë, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Bazuar në Udhëzimin Administrativ për kriteret dhe procedurat e aprovimit të programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimor si dhe Kornizën strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë, kemi hapur thirrjen për ofertues të programeve të trajnimit të mësimdhënësve në shërbim dhe punonjësve arsimorë.

Sipas kërkesave të identifikuara nga DKA dhe shkollat, në Strategjinë e Arsimit 2022-2026 si dhe analizat e nevojave për zhvillim profesional të mësimdhënësve, është përgatitur një listë me fusha prioritare për ngritjen profesionale të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimor.

Aplikimi do të jetë i hapur nga data 15 nëntor deri më 15 dhjetor 2023.

Inkurajojmë ofertuesit të aplikojnë me programe të cilat ndërlidhen me fushat prioritare të cilat i gjeni në këtë link: KËTU

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....