E shtunë, 22 Shkurt, 2025

“Zhvillimi profesional i mësimdhënësve” – projekti që së shpejti fillon të zbatohet në gjashtë shkolla në Gjakovë

- Advertisement1-

Një projekt i rëndësishëm për zhvillimin profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë do të fillojë të zbatohet në gjashtë shkolla të Gjakovës, shkruan AlbanianEducation.net.

Kështu ka njoftuar Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, ku thotë se projekti do të zbatohet në shkollat “Kelmend Rizvanolli, “Mazllum Këpuska”, “Fehmi Agani”, “Ukshin Myftari”, “Ali.M.Hasi” dhe “Jahë Salihu”.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Gjashtë nga shkollat e komunës tonë janë përzgjedhur nga DKA, për projektin e KosEd i cili implementohet nga programi i EU me Ministrinë e Arsimit në kuadër të komponentës: zhvillimi profesional i mësimdhënësve me bazë në shkollë.

Shkollat do të jenë pjesë e programit për përmirësimin e cilësisë së performancës së shkollës përmes vlerësimit të udhëhequr nga kolegët.

Në këtë fazë është me prioritet formimi i ekipit të vetëvlerësimit të shkollës.Ekipi i shkollës formohet për ta vlerësuar performancën e shkollës, në secilin prej pesë fushave të cilësisë së shkollës:

✔️ Menaxhimi dhe Qeverisja

✔️Kultura dhe Mjedisi Shkollor

- Advertisement -rrrrrrr

✔️ Mësimdhënia dhe nxënia

✔️ Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve me bazë në shkollë

✔️ Performanca e nxënësve

Ekipi i shkollës do të ketë së paku 5 anëtarë dhe maksimum 11 anëtarë për shkollat me numer të madh të personelit mësimdhënës.

Anëtarët e ekipit të vetëvlerësimit të shkollës do të jenë nga radhët e personelit të shkollës, mësimdhënës – udhëheqës të aktivave profesionale, pedagogu i shkollës, koordinatori i cilësisë së shkollës, etj.

Për këtë komponentë është duke u punuar me shkollat në dy drejtime:

⭕️Sigurimi i cilësisë – përmes zbatimit të vetëvlerësimit të performancës së shkollës, duke e integruar vlerësimin nga kolegët në nivel shkolle dhe vlerësimin nga kolegët e Ekipit Komunal, si qasje për të identifikuar nevojat për ZHPM dhe për të mbështetur mësimdhënësit në avancimin e mësimdhënies dhe nxënies; si dhe

⭕️Shtrirja e programi të trajnimit: Praktikat pedagogjike të bazuara në dëshmi.

Programi i trajnimit me bazë në shkollë, ka 8 module, 50 orë për certifikim në bazë të akreditimit në MASHTI.

#️⃣#️⃣#️⃣🔷️SHF”Kelmend Rizvanolli

🔷️SHMU”Mazllum Këpuska”

🔷️SHFMU”Fehmi Agani”

🔷️SHFMU”Ukshin Myftari”

🔷️SHFMU” Ali.M.Hasi”

🔷️SHFMU”Jahë Salihu”.

Suksese 😍

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....