Mënyra se si prindërit sillen ndaj fëmijëve (me dashuri ose moskujdes) deri në vitin e tyre të dytë ndikon direkt në zhvillimin e trurit dhe funksionimin e tij në moshën e rritur.
Një studim i Universitetit amerikan të Uashingtonit ka konstatuar se zhvillimi i trurit të fëmijës varet nga kujdesi dhe dashuria e nënës.
Shkencëtarët në bazë të skanimeve të trurit të trevjeçarëve kanë konstatuar që truri i fëmijës për të cilin prindërit janë kujdesur vazhdimisht është më i madh se truri i fëmijëve të cilët janë neglizhuar nga prindërit.
Rritja e qelizave trunore varet nga sasia e dashurisë që e merr fëmija, ka vërtetuar studimi. Në fotografinë është paraqitur truri i dy-trevjeçarëve. Truri i parë i takon fëmijës prindërit e të cilit janë kujdesur për të, ndërsa i dyti fëmijës së lënë pas dore.
Mënyra se si veprojnë prindërit me fëmijën deri te viti i dytë ndikon direkt në atë se si do të funksionojë truri i tij në moshë të rritur. Neglizhenca dhe abuzimi janë faktorë që ndikojnë në inteligjencën e ulët, pamundësinë e ndierjes së dhembshurisë, prirjes kriminale dhe varësisë nga drogat.
“Prindërit duhet të mendojnë mirë se në çfarë mënyre sillen ndaj fëmijës, sepse kjo ndikon në zhvillimin total të tyre, madje dhe në madhësinë e trurit. Volumi i reduktuar i trurit lidhet me sëmundjen e Alzheimerit, depresionin dhe skizofreninë”, – ka theksuar udhëheqësja e hulumtimit, Joan L. Luby.
Hulumtimet e mëhershme kanë vërtetuar që dashuria e nënës ndikon në mënyrë pozitive në trurin e fëmijës, veçanërisht në hipokampus, pjesën e trurit përgjegjës për mësim, kujtesë dhe përballjen me stres.