E premte, 28 Shkurt, 2025

“Zgjidhje përfundimtare transportit për mësuesit që punojnë larg vendbanimit”

- Advertisement1-

Mësimdhënësit si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri kanë brengë udhëtimin dhe i duhet të paguajnë me paratë e tyre.

Por kjo problematikë po shkon drejt zgjidhjes në Shqipëri, pasi ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave, iu dha zgjidhje përfundimtare problemit të transportit për të gjithë punonjësit arsimorë që punojnë larg vendbanimit të tyre.

- Advertisement -

Ajo tha se vendimi garanton përfitimet për të gjithë mësuesit, punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e sigurisë që punojnë jashtë qendrave urbane në largësinë 5-50 km, edhe në rastet kur kanë vendbanimin jashtë ZVAP-së ku ndodhet qendra e punës.

Postimi i plotë i ministres:

📍Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave i kemi dhënë zgjidhje përfundimtare problemit të transportit për të gjithë punonjësit arsimorë që punojnë larg vendbanimit të tyre.
Konkretisht vendimi garanton përfitimet për të gjithë mësuesit, punonjësit psiko-social dhe oficerët e sigurisë që punojnë jashtë qendrave urbane në largësinë 5 – 50 km, edhe në rastet kur kanë vendbanimin jashtë ZVAP-së ku ndodhet qendra e punës. 👩‍🏫 👨‍🏫
Do të vijojnë të përfitojnë transport të rimbursuar:
✅ nxënësit që ndjekin procesin mësimor në IAP-të publike të arsimit bazë ose kopshtet publike, që udhëtojnë mbi 2 km, nxënësit që jetojnë në qendra rezidenciale, grupet e nxënësve që vijnë nga shtresa sociale në nevojë, nxënësve të arsimit parauniversitar me aftësi të kufizuara, që gëzojnë statusin ligjor të invalidit, që nuk shikojnë, që nuk dëgjojnë, invalidit paraplegjik dhe invalidit tetraplegjik.
✅ nxënësit që ndjekin procesin mësimor në IAP-të publike, të arsimit të mesëm të lartë dhe të arsimit profesional, godinat e të cilave kanë dalë jashtë funksionit apo janë në rikonstruksion/rindërtim, dhe që udhëtojnë mbi 5 km, larg vendbanimit të përhershëm.

 

/ Albanian Education

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ganimete Selimi, një nga mësueset më të spikatura të shkollës “Dituria” në Podujevë

Arsimtarja Ganimete Selimi është një nga figurat më të spikatura të stafit akademik të...

E dhimbshme: Vdes nxënësja Larisa Sokoli nga Rahoveci

Ka ndërruar jetë Larisa Sokoli, nxënëse në shkollën e mesme “Xhelal Hajda”, në Rahovec. Kjo...

Mësuesja Nerxhivane Gashi, një përvojë të gjerë dhe një përkushtim të palëkundur ndaj arsimit

Arsimtarja Nerxhivane Gashi është një ndër figurat më të spikatura të stafit akademik të...

Florije Zogu zgjedhet mësimdhënësja e vitit në gjimnazin “Ahmet Gashi”

Florije Zogu nga Këshilli i Arsimtarëve është zgjedhu “Mësimdhënësja e vitit” në gjimnazin "Ahmet...