E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Zgjidhja perfekte për të larguar fëmijët nga smartphonet e tyre

- Advertisement1-

Aty kaloni mbrëmje me familjen dhe miqtë tuaj në një tavolinë, duke biseduar dhe ngrënë ushqim të shijshëm, ose në kopsht duke konsumuar një filxhan kafe.


Ky vend është pikërisht vendi më komod i të gjithë shtëpisë suaj, oborri!

- Advertisement -

Vetëm me disa metoda të thjeshta, oborri do të bëhet vendi juaj i preferuar në Tokë.

Shtëpitë tona janë vendi ku ne ndajmë kohë me miqtë tanë, familjen dhe njeriun e zemrës. Kërkimet tregojnë se “73% e njerëzve që janë të kënaqur me shtëpinë e tyre janë gjithashtu të lumtur në përgjithësi”.

Ndërkaq, studime të shumta me burime të panumërta çdo ditë e më shumë vërtetojnë dëmet dhe efektet negative që sjellë qëndrimi i fëmijëve në pajisje teknologjike.

Një studim i ri ka zbuluar se mjaftojnë dy orë para ekranit në ditë për të bërë që fëmijët të sillen më keq kur arrijnë moshën 5-vjeçare. Fëmijët e vegjël që përdorin telefona dhe tableta për më shumë se dy orë në ditë kanë 7 herë më shumë gjasa për të zhvilluar ADHD dhe 5 herë më shumë gjasa të jenë “të pavëmendshëm”.

Studiuesit nga Universiteti i Alberta-s kanë studiuar më shumë se 2,400 familje dhe zbuluan se koha e shpenzuar para ekranit ka një “ndikim të rëndësishëm” në zhvillimin e fëmijëve. Sipas njërit prej autorëve të studimit kjo ndodh sepse shpenzimi i kohës para ekranit zëvendëson kohën e të qenit aktiv gjatë ditës ose “vjedh” nga koha e gjumit.

- Advertisement -rrrrrrr

Por mos u shqetësoni, gjithmonë ka një zgjidhje për çdo problem!
Nëse jeni në dilemë dhe nuk dini nga t’ja nisni, një parajsë e vogël në shtëpinë tuaj për vogëlushët tuaj nuk mund të jetë aspak një ëndërr. Çdo fëmijë ka nevojë për privatësinë e tij për të luajtur më bashkëmoshatarët apo qoftë edhe për të qëndruar disa orë vetëm me veten dhe lodrat e tij.

Mjafton vetëm pak imagjinatë dhe gjëra fantastike mund të bëhen.

 

Për shembull, një çarçaf ose një perde e vjetër mund të shërbejë si një çadër në të cilën fëmijët me dëshirë do të qëndrojnë. Mbusheni me lodra, shkumësa me ngjyra, letra. Futni edhe disa ushqime të shëndetshme dhe fëmija juaj do t’i harrojë shpejt filmat vizatimorë, lojërat, celularin.

Edhe gomat e vjetra të makinave janë një detaj i bukur në oborr, paleta të vjetra të ridizajnuara, dërrasa, rrathë druri.

Ju e keni vetë në dorë për t’i shpëtuar fëmijët nga bota e teknologjisë. Pak kreativitet nuk i bën askujt dëm!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...