Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë ka njoftuar se është konstituuar Këshilli i Nxënësve për vitin shkollor 2025/26, shkruan AlbanianEducation.net.
Anisa Rrukiqi është zgjedhur kryetare, Dion Zakuti nënkryetar, kurse Suara Ismajli sekretare.
Njoftimi i gjimnazit:
Konstituimi i Këshillit të Nxënësve
Sot në ambientet e shkollës sonë u mbajt konstituimi i Këshillit të Nxënësve për vitin shkollor 2025/26. Në këtë proces morën pjesë tre kandidatët për kryetare: Anisa Rrukiqi, Suara Ismajli dhe Dion Zakuti, të cilët paraqitën planet dhe propozimet e tyre njëvjeçare dhe zhvilluan një fushatë dinamike trejavëshe në shkollë.
Pas një gare shumë interesante dhe të ngushtë, nxënësit me votën e tyre zgjodhën këtë përbërje të Kryesisë së Këshillit të Nxënësve:
🔹 Anisa Rrukiqi – Kryetare
🔹 Dion Zakuti – Nënkryetar
🔹 Suara Ismajli – Sekretare
🔹 Esma Ibrahim – Anëtare
🔹 Yll Osmani – Anëtar
🔹 Anila Ajeti – Anëtare
🔹 Era Haziri – Anëtare
🎯 Ky proces zgjedhor ishte një shembull i demokracisë në veprim, duke nxitur pjesëmarrjen, debatet dhe idetë kreative të nxënësve tanë.
Urime të gjithë të zgjedhurve dhe suksese në realizimin e projekteve dhe planeve për përmirësimin e jetës shkollore gjatë këtij viti! 👏✨