Zëvendësministri i Arsimit për arrestimin e 16-vjeçarit në Pejë: Autoritetet parandaluan një tragjedi të madhe

- Advertisement -

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka reaguar lidhur me rastin e arrestimin e 16-vjeçarit në Pejë, i cili po dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve në Pejë.

- paragrafi 1 -

Kelmendi ka thënë se janë të indinjuar lidhur me rastin.

- Advertisement -

“Është e rëndësishme që autoritetet kanë reaguar në kohë për të parandaluar një tragjedi të madhe”, ka thënë Kelmendi.

Zëvendësministri i Arsimit ka thënë tutje se siguria në shkolla është thelbësore për të krijuar një mjedis të sigurt shoqëror, “për çka duhet të angazhohen të gjitha institucionet, familjet dhe shoqëria”.

- Advertisement -

Më herët, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka dhënë detaje lidhur me këtë çështje.

Përmes një njoftimi, Prokuroria ka thënë se 16-vjeçarit në Pejë, është ndaluar për shkak se në periudhë kohore disa mujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë.

Prokuroria njofton se me këto veprime ai ka kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.