E premte, 20 Shtator, 2024

Zëvendësimi i orëve të shtunave proces i dështuar, s’ka cilësi as efikasitet në mësimdhënie

- Advertisement1-

Zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës ditën e shtunë po vlerësohet si proces i dështuar, pasi sipas njohësve të fushës së arsimit në shumicën e shkollave nuk është mbajtur fare mësim në vikend.

Sipas drejtorit të Institutit “EdGuard” Rinor Qehaj, në ato shkolla që është mbajtur mësimi, nuk ka pasur  kurrfarë cilësie ose efikasiteti në mësimdhënie.

- Advertisement -

Ai shtoi se edhe mësimdhënësit nuk kanë pasur përkushtim që t’i nxisin nxënësit që të marrin pjesë në mësim gjatë të shtunave.

“Zëvendësimi i orëve nuk mund ta konsiderojmë të suksesshëm, është dëshmuar në shumë shkolla, në ato shkolla që është mbajtur është mbajtur vetëm përfaqësish pa kurrfarë cilësie ose efikasiteti në mësimdhënie dhe në të tjerat nuk është mbajtur fare, ka munguar në tersi një përkushtim i mësimdhënësve për ti nxitur nxënësit për pjesëmarrje por edhe komunitetit të prindërve i kthyer si një neglizhencë pa fajin e tyre. Këto orë duhet të zëvendësohen, një muaj është një periudhë shumë e madhe për procesin mësimor dhe të dëmtuarat e vetëm pa dyshim janë fëmijët”, tha ai.

Qehaja theksoi se procesi i zëvendësimit të orëve të humbura do të duhej të i’u lihej nw dorë mësimdhënësve dhe shkollave që vetë ata të vendosin pwr kohwn.

Ai po ashtu bëri thirrje që orët e humbura duhet të zëvendësohen me çdo kusht.

“Neve që nga fillimi kemi evokuar në atë që zëvendësimi te ju lihet në mënyrë autonome secilës shkollë dhe mësimdhënës që të përzgjedhim se cila është ajo kohë ideale dhe niveli i zëvendësimit të një ore mësimore”.

“Ajo çka besoj që e konfirmon çdo mësimdhënës është që ky zëvendësimi për këtë gjysmëfjetur ka qenë i pa mjaftueshëm detyrimisht ato orë mësimore duhet të zëvendësohen, por ky zëvendësim do te duhet të jetë shumë individual nga secili mësimdhënës i cili etiketon ngecjet në arritjen e rezultateve tekë secili nxënës dhe ofron atë përkrahjen qoftë në formë të mësimit shtesë ose plotësues për secilin nxënës individualishtë”, tha ai për EO.

- Advertisement -rrrrrrr

Eksperti i arsimit Argjend Osmani, tha se Ministria e Arsimit nuk është realiste sa i përket kësaj çështje, ngase sipas tij, nga raporte e shkollave është një numër minimal i nxënësve që janë duke vijuar mësimin të shtunave.

Ai tha se Ministria duhet ta pranoj se vendimi për zëvendësimin e orëve ka qenë iniciativë e dështuar nga fillimi.

“Qeveria duhet të jetë realist të mos shohë ëndrra me sy qel, për shkak se numri i nxënësve që kanë vijuar mësimin të shtunave ka qenë shumë i vogël. Nëse ministria është duke folur për ndonjë shtet tjetër apo Kosovë tjetër atëherë ato mund të jenë të vërteta. Të dhënat dhe raportet që vijnë nga shkolla kemi një numër minimal të nxënësve që janë duke vijuar mësimin të shtunave”.

“Ministria duhet ta pranoj që iniciativa e zëvendësimit të orëve ka qenë e dështuar qysh nga fillimi sepse nga përvojat e viteve të  kaluara është ditur se nuk funksionon dhe është dashur që të punohet që të mos ketë probleme. Tash është e vështir të zëvendësohen ato orë të humbura”, tha ai.

Osmani tha se duke u bazuar edhe në të kaluarën zëvendësimi i orëve të shtunave nuk është treguar efikase dhe se kjo formë nuk duhet të përsëritet, raporton EO.

“Unë mendoj se zëvendësimi i orëve është treguar jo efikas qysh nga vitet e kaluara, mendoj se kjo metodë është treguar jo efikase dhe nuk duhet të përsëritet”, përfundoi ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...