Zëri që kapërceu kufijtë: Altin Tërdevci nga Vushtrria, pjesë e sallave koncertale në Vienë

- Advertisement -

Altin Tërdevci, artisti nga Vushtrria, ka rrugëtuar me pasion dhe përkushtim drejt majave të muzikës klasike, duke u ngjitur në skenat më prestigjioze ndërkombëtare dhe duke realizuar ëndrrën që dikur dukej e paarritshme, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai së fundmi përmes një postimi në Facebook ka treguar për përshtypjet e tij, kur ka shkelur në sallën e madhe të Vienës për të parë nga afër performancat e yjeve të botës.

- Advertisement -

“Kam pasur nderin që gjatë karrierës time të jem pjesë e 4 koncerteve në këtë sallë të mrekullueshme në Vienë – një prej hapësirave më të rëndësishme të muzikës klasike në botë. Vitin e kaluar, pata fatin të jem pjesë e interpretimit të Simfonisë së 9-të të Beethoven-it, një kryevepër që të rrëqeth dhe lë gjurmë të pashlyeshme në shpirt.”, ka thënë artisti Tërdevci.

“Nën drejtimin e maestros Petr Popelka, ky koncert ishte më shumë se një performancë – ishte një përjetim që mbetet përjetë në kujtesë. Falenderim i veçantë për dirigjentin Memli Kelmendi për mundësinë dhe punën e tij të palodhshme!”, ka shkruar Tërdevci.

- Advertisement -