Zëri i kulturës kosovare dëgjohet në botë: Kori “Siparantum” renditet në Top-20 koret më të mirë të botës

- Advertisement -

Kori “Siparantum” nga Kosova është renditur i 16-ti në botë në kategorinë e Koreve të Dhomës dhe Ansambleve Vokale, sipas përditësimit më të fundit të renditjes botërore nga INTERKULTUR – një ndër organizatat më prestigjioze ndërkombëtare të muzikës korale.

- paragrafi 1 -

Ky vlerësim është një dëshmi e fuqishme se Kosova dhe arti i saj vokal janë jo vetëm të pranishëm, por edhe të respektuar në skenën ndërkombëtare.

- Advertisement -

Përfshirja në mesin e 20 koreve më të mira të botës përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm, të cilin kori e ka arritur falë punës së palodhshme dhe përkushtimit të këngëtarëve të tij, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që besojnë në misionin artistik të tij.

unnamed 1536x916 1

Kori “Siparantum” po dëshmon se arti është një shprehje e denjë e identitetit kombëtar dhe se kultura kosovare ka zë që dëgjohet në botë.

- Advertisement -

Tani është momenti që ky sukses të njihet edhe më gjerësisht dhe të përkrahet fuqishëm nga institucionet, sektori kulturor, bizneset dhe të gjithë ata që vlerësojnë fuqinë e artit.