Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se mos kompensimi i orëve të humbura për shkak të grevës është vepër penale.
Ajo është shprehur e bindur se kompensimi i orëve do të fillojë nesër, ndërsa ka theksuar se inspektorët e arsimit do të jenë në terren dhe nëse nuk mbahet mësimi, nuk do të ketë kompensim të pagës.
Sindikata e Arsimit ka kundërshtuar në vazhdimësi, është mungesë e përgjegjësisë së tye dhe unë bëj thirrje edhe nga këtu që edhe zotëri Jashari dhe gjithë të tjerët duhet të dinë kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre. Përcaktimi i kalendarit të vitit shkollor është përgjegjësi ligjore e Ministrisë së Arsimit, kryetari i sindikatës duhet të ndjehet keq për gjithë këto humbje dhe duhet së paku një herë në jetën e vet të vë përpara interesin e fëmijëve e jo interesat personale. Nuk i takon askujt të bëjë thirrje të mos realizohet mësimi”, ka thënë Nagavci.
Në përgjigje të kësaj, Zenun Nimani nga SBASHK-u ka thënë se cilësime të tilla janë bërë edhe më herët, para grevës e gjatë grevës.
“Edhe ne do ta respketojmë ligjin, sipas kontratës kolektive, orët e humbura nuk zëvendësohen, me përjashtim nëse paraprakisht arrihet marrëveshje me Ministrisë e Arsimit, ata nuk janë të interesuar për marrëveshje, prandaj ne po respektojmë atë që e kanë nënshkruar vetë MA me SBASHK-un”, tha Nimani në “21 Live News” në RTV21.
Çfarë nëse nuk kompenzohen orët?
“Është shumë e keqe një gjë që i veshet z.Rrahman Jasharaj. Ai nuk merr vendime vetanake, as krye në veti, këto janë vendime të anëtarësisë së SBASHK-ut”, tha Nimani.
Nimani tha se kanë pritur, por se nuk ka dialog me Qeverinë.
“Nëse ndëshkohen me paga ose ndalen meditjet, shohim aspektet ligjore! Jo, kemi pritur por, nuk ka dialog”, tha Nimani./21Media