- Advertisement5 -
Në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë u realizua një prej veprimeve më prekëse dhe më të pasura me humanizëm të këtij viti: një investim i plotë për përmirësimin e kushteve në klasën e fëmijëve me nevoja të veçanta, duke e shndërruar atë në një hapësirë më të ngrohtë, më funksionale dhe më të dinjitetshme për ta.
Ky projekt u mundësua falë psikologes dhe humanistes Menderime Asanaj, njëkohësisht prind i tre nxënësve të kësaj shkolle, e cila bashkë me fëmijët e saj Arnisa, Diell dhe Kaon Asanaj, realizuan e shitën piktura në një ankand bamirësie, për t’u dhuruar fëmijëve me nevoja të veçanta një ambient të përmirësuar, një klasë të dashurisë.
Me kontributin e tyre u siguruan: dritare të reja, roleta moderne, tepihë, drita LED dhe pllafoniera të reja, mobilim i plotë, tavolina sensorike, mur sensorik, pajisje didaktike, printer, fshesë elektrike dhe gjithçka tjetër që i nevojitej klasës për të ofruar kushte bashkëkohore e funksionale.





Fëmijë të vegjël në moshë, por me zemër të madhe, këta tre vëllezër e motër dëshmuan se humanizmi nuk mësohet vetëm në teori, por jetohet.
Mirënjohje e veçantë shkon për drejtoreshën Mejreme Kolica Shatri për mbështetjen e pandalshme, si dhe për të gjithë donatorët që u bashkuan në këtë iniciativë duke e bërë të mundur realizimin e saj.
Ky investim humanitar është shembulli më i bukur se si dashuria, edukimi dhe solidariteti mund të krijojnë dritë në jetën e fëmijëve që kanë më shumë nevojë për përkrahje. /AlbanianEducation.net/.