Zejnepe Muqolli dhe Arta Jashanica janë zgjedhur mësuese të dalluara në shkollën “Vëllezërit Frashëri”, në Lipjan, shkruan AlbanainEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Në nder të 7 Marsit- Ditës së mësuesit, shkolla jonë me shumë krenari dhe respekt shpalli mësimdhënëse të dalluara : Zejnepe Muqolli dhe Arta Jashanica.
Ky vlerësim është një mirënjohje për punën e tyre të palodhur, përkushtimin ndaj nxënësve dhe kontributin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë së arsimit në shkollën tonë.
Me profesionalizëm, durim dhe dashuri për profesionin, Zejnepe Muqolli dhe Arta Jashanica kanë qenë gjithmonë shembull frymëzimi për nxënësit dhe kolegët.
Ato kanë dëshmuar se mësimdhënia nuk është vetëm një profesion, por një mision për të formuar breza të rinj me dije, vlera dhe përgjegjësi!
Shkolla jonë është krenare që ka në gjirin e saj mësimdhënëse të tilla të përkushtuara.
Urojmë që ky vlerësim të jetë një motivim edhe më i madh për to që të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim dhe të jenë gjithmonë model i shkëlqyer për brezat e ardhshëm.
Urime dhe suksese të mëtejshme Zejnepe Muqolli dhe Arta Jashanica! 👏📚✨